Shpallje për nëpunës civilë lëvizje paralele, për ngritjen në detyrë dhe për kandidatë jashtë shërbimit civil në kategorine e lartë drejtues

SEKRETAR I PERGJITHSHEM

BASHKIA DEVOLL

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Vendimit nr.5 datë 11.04.2016 “Për hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e larte drejtuese edhe për kandidatë të tjerë jashtë shërbimit civil”, Njesia e Burimeve Njerezore në Bashkinë Devoll shpall procedurat e lëvizjes paralele,të ngritjes në detyrë dhe aplikim nga jashtë Shërbimit Civil për pozicionin:

Sekretar i Pergjithshem 

Kategoria e pagës I-b

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Nëse në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë ku mund të marrin pjesë për konkurim edhe kandidatët jashtë shërbimit civil.

Për të gjitha procedurat (lëvizje paralele, ngritje në detyrë) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokuentave për LËVIZJE PARALELE:16 Maj 2016

Afati për dorëzimin e dokumentave për NGRITJE NË DETYRË:23 Maj 2016