Hedhja e kryqit nga ati në ujërat e ftohta.

6 Janari njihet ndryshe si dita e Epifanisë, ose dita e ujit të bekuar dhe festohet nga të gjithë besimtarët ortodoksë në vendin tonë, ku rrethi ynë nuk bën përjashtim.
Simbol i kësaj feste të trasheguar nga periudha bizantine, është hedhja e kryqit nga ati në ujërat e ftohta, përkatësisht të Lumit Devoll dhe
pavarësisht temperaturave mjaft të ulta, disa të rinj kanë sfiduar të ftohtin duke u hedhur në lumë për ta nxjerrë atë, pasi për personin që e përveteson, simbolizon bekim dhe mirësi gjatë gjithë vitit.
Kjo ceremoni u zhvillua paraditen e sotme në fshatin Proger dhe kryqin arriti ta nxjerrë nga ujërat i riu me emrin Kristi Visi.
Uji i bekuar përdoret gjatë gjithë vitit, besimtarët thonë se simbolizon pagëzimin e Jezu Krishtit në Lumin Jordan, për këtë arsyë ndjell fat, mbarësi dhe pastron mëkatet.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *