Të nderuar banorë të Devollit !

Të nderuar banorë të Devollit !
Lidhur me situatën e krijuar si pasojë e motit të keq, ju raportojmë se stafi i Bashkisë ka qënë gjatë gjithë ditës së sotme në gatishmëri të plotë. Ka vazhduar kriposja në rrugët ku ka pasur vështirësi në qarkullim si edhe është hedhur skorje në akset problematike. Janë raportuar disa raste të defekteve të pompave të ujit në fshatrat Progër dhe Poloskë të cilat u riparuan si edhe u morrën masa duke u instaluar sisteme ngrohëse brenda ambjenteve të pompave për të shmangur ndonjë problem të mundshëm shkaktuar nga i ftohti. Eshtë duke u punuar për riparimin e defektit të pompes së ujit në fshatin Shyec ku shumë shpejt situata do ti rikthehet normalitetit. Probleme me energjinë elektrike nuk ka pasur. Çerdhet, Kopshtet dhe Shkollat e sistemit Parauniversitar dhe Universitar do vazhdojnë të jenë mbyllur edhe për javën në vazhdim sipas urdhërit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ju ftojmë të merrni masa për krijimin e rezervave të ujit të pijshëm apo masave të tjera imediate.
Ju rikujtojmë se për cdo problematikë që mund t’ju krijohet mund të telefononi në numrin 128 të Emergjencave Civile. Bashkia Devoll së bashku me strukturat përkatese është në gadishmëri të plotë për t’ju ardhur në ndihmë në çdo moment.
Faleminderit !

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *