Mesditën e sotme në ambjentet e Bashkisë Devoll u zhvilluan homazhe për ti dhënë lamtumirën e fundit birit te Devollit, “Nderit të Kombit” Dritëro Agolli.

Mesditën e sotme në ambjentet e Bashkisë Devoll u zhvilluan homazhe për ti dhënë lamtumirën e fundit birit te Devollit, “Nderit të Kombit” Dritëro Agolli. Kanë qenë të shumtë qytetarët si edhe autoritetet lokale të cilët kanë shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit cilësuar nga kritika si më i miri i të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Libri i përshtypjeve i hapur me këtë rast u mbush me shkrime kushtuar kujtimeve, mbresave si edhe vleresimeve per poetin e madh. Homazhe u zhvilluan edhe në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ku Kryetari i Bashkisë Devoll Bledjon Nallbati i shprehu ngushëllime të thella familjarëve për këtë humbje të madhe. Dritero Agolli u largua nga kjo jetë në moshën 85- vjeçare pas një sëmundje të rëndë por la pas veprën e tij për të cilën Devolli dhe devollinjtë do të krenohen gjithmonë.

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *