Është bukur kur fëmijët nxjerrin në pah dhe kultivojnë që të vegjël talentet e tyre në fusha të ndryshme artistike. Sot u mbajt pranë Qëndrës Kulturore Devoll konkursi i përvitshëm i zbulimit të talenteve të reja organizuar nga Shkolla 9-vjeçare “Dritëro Agolli” Bilisht. Talentet spikatën në fushat si: pikturë, interpretim, dramë, këndim, kërcim dhe instrumentale. Organizimi ishte mjaft i bukur dhe qytetarët shijuan për disa orë shfaqjen e nxënësve ku nuk munguan çmimet dhe duartrokitjet pafund.

 

Vallja Devolliçe” një krenari jo vetëm e rrethit tonë por cilësuar si pasuri kombëtare dhe më gjerë, interpretuar bukur nga fëmijët e Qendrës Kulturore Devoll

 

 

“Vallja e Tropojës” interpretuar nga fëmijët e Qendrës Kulturore Devoll.

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *