Bashkia Devoll i uron arsimtarëve anembanë vendit GËZUAR 7 MARSIN!

Bashkia Devoll i uron arsimtarëve anembanë vendit GËZUAR 7 MARSIN!
Në shenjë urimi ne zgjodhëm disa foto të shkollës së parë shqipe në Proger çelur në vitin 1908, ndër të parat që hapi dyert menjëherë pas asaj të Korçës. Si pasuri e tillë kulturore, na bën tejet krenarë.
Të japësh dituri, të edukosh brezat do të thotë të civilizosh një popull, një komb të tërë.
Lufta ndaj analfabetizmit dhe paditurisë është e ashper dhe po aq e rrezikshme sa edhe lufta e pushtuesve të etur për të tkurrur trojet e popujve fatkeq.
Misioni i mësuesit është i shenjtë, ai lidhet ngushtë me të ardhmen e vendit, me formimin dhe edukimin e secilit prej nesh.
Një sistem arsimor i zhvilluar, do të thotë një perspektivë e sigurtë, një e nesërme që bazohet tek vlerat, tek traditat, tek përvoja e krijuar ndër vite.
Ne sot krenohemi me arritjet, me përkujdesjen dhe vëmendjen që ofrojmë ndaj sektorit të arsimit, ndaj mësuesve.
Prandaj në këtë ditë te shënuar, përulemi me respekt dhe nostalgji ndaj atyre qe na edukuan, ndaj mesuesve.
Gëzuar 7 Marsin,
Gëzuar Festën!

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *