Turqia dhe Shqipëria, shkëmbim eksperiencash në nivel vendor.

Kryebashkiaku i Stambollit pret përfaqësues të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

 

TIRANË, 22 Mars/ATSH/.- Kryetari i Bashkisë të Stambollit, Bajram Pasha, priti në një takim, kryebashkiakët shqiptarë të pranishëm në vizitën studimore të organizuar në Turqi.

Bisedimet u shoqëruan me premtime, për ndihmesën dhe zhvillimin e qyteteve shqiptare ku një rëndësi të veçantë ju kushtua Pogradecit.

Gjithashtu u vizitua nga afër edhe “ISTAÇ” (Menaxhimi i Ambientit, Industrisë dhe Tregtisë -Shoqëri Anonime).

4Bashkiakët diskutuan dhe ndanë eksperienca mbi “Menaxhimin e Mbetjeve”, si dhe bënë vizita në terren për të parë nga afër organizimin dhe funksionimin e këtij sistemi, për ta përshtatur më vonë në qytetet që ata përfaqësojnë.

Kjo vizitë studimore organizohet nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë, në bashkëpunim me, Shoqatën e Bashkive të Turqisë. Takimi deri më tani po rezulton produktiv, pasi qëllimi i tij është, shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet dy shteteve, binjakëzimet e mundshme, të cilat do të sjellin progres dhe risi në një zhvillim me hapa më te shpejtë, si edhe mundësi në planifikim urban, gjelbërim dhe burime natyrore.

5Kjo vizitë studimore nisi në datën 19 mars dhe do përfundojë në datën 24 mars. Dje kryebashkiakët e shoqatës shqiptare, janë pritur nga Kryetari Bashkisë të Yskydar- Stambollit, Hilmi Turkem.

Ata vizituan “Drejtorinë e Menaxhimit të Zonave të Gjelbra” për marrjen e eksperiencave të reja. Po ashtu, ata ftuan bizneset turke të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri duke ju siguruar lehtësira.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *