Kryetari i Bashkisë së Devollit Z.Bledjon Nallbati, i pranishëm në vizitën një javore në Stamboll të Turqisë.
Kjo vizitë organizohet nga Shoqata e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Shoqatën e Bashkive të Turqisë. Qëllimi i këtij takimi është shkëmbimi i eksperiencave ndërmjet dy shteteve si edhe mundësitë për binjakëzime të cilat do të sjellin progres, risi dhe zhvillim për ekonominë e vendit.
Kjo vizitë studimore nisi në datën 19 Mars dhe do të përfundojë në datën 24 Mars.
Sot kryebashkiakët e Shoqatës Shqiptare janë pritur nga Kryetari Bashkisë të Yskydar të Stambollit Z. Hilmi Turkem.
Vizita pasoi në ambjentet e Drejtorisë së Menaxhimit të Zonave të Gjelbra, për marrjen e eksperiencave dhe teknikave të reja në këtë fushë.
Z. Nallbati bashkë me kryebashkiakët e tjerë të pranishëm ftuan bizneset turke të shtrijnë veprimtaritë e tyre në Shqipëri duke i ofruar suportin dhe lehtësirat e nevojshme.

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *