Mesditën e së dielës, nën një organizim solemn nga Bashkia Devoll, u mbajt një ndër forumet më të rëndësishëm për zonën tonë me biznesmenët më të suksesshëm të trojeve shqipfolëse. “Ta bëjmë Devollin një Qendër të Rëndësishem Investimesh” ishte motoja e këtij takimi i cili mblodhi dhe promovoi njëkohësisht edhe përfaqësuesit e biznesit të rrethit dhe produktet e tyre. Delegacioni i mbërritur në qytetin tonë kishte në përbërjen e tij Kryetarët e Dhomave dhe Odave Ekonomike të Shqiperisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Kryetari i Bashkisë Devoll Bledjon Nallbati në fjalën e tij përshëndetëse i uroi mirëseardhjen miqve dhe shprehu bindjen e plotë në bashkëpunime të mëtejshme ekonomike të cilat do të sjellin zhvillim dhe prosperitet për rrethin e Devollit. Takimi arriti piken kulmore kur Kryetari i Këshillit Bashkiak Z. Albert Lilo shpalli vendimin e miratuar nga Këshilli për vlerësimin me titullin “Qytetar Nderi i Devollit” për Z. Blerim Devolli, biznesmeni i sukseshëm kosovar me prejardhje nga Devolli, me motivacionin “Për kontributin e jashtëzakonshëm në konsolidimin e kompanisë Devolli Corporation si dhe për vizionin dhe aftësitë e shquara organizative si një nga biznesmenët më të suksesshëm të trojeve shqiptare. Si bir i Devollit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij sipërmarrëse ka lartësuar emrin e Devollit”. Pasi Kryetari i Bashkisë i akordoi titullin Z. Devolli, ky i fundit falenderoi qytetarët e Devollit për mikpritjen dhe vlerësimin ndaj tij.

 

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *