Edhe këtë vit, siç është bërë zakon, në fshatin Arrzë të Devollit, në vendin e quajtur Dobergorë, u mbajt festa e përvitshme e cila mblodhi rreth vetes banorët e Arrzës dhe emigrantët e larguar nga kjo zonë ku gjithësecili takohet dhe çmallet me të afërmit, miqtë e shokët. Kjo festë filloi të organizohet që në 20 gushtin e vitit 2001, ku arrzarët e larguar në shenjë dashurie për vendin, vendosën një pikë referimi mjaft piktoreske si Dobergora dhe premtuan se do të kthehen çdo vit atje për t’u takuar me njëri-tjetrin dhe për të mos u harruar. I pranishëm në festën e sotme ishte edhe Kryetari i Bashkisë Devoll Z. Bledjon Nallbati si edhe zyrtarë të tjerë.

Fotografia e Bashkia Devoll
Fotografia e Bashkia Devoll
Fotografia e Bashkia Devoll
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *