Sot shqiptarët dhe mbarë bota përkujtoi ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Ne ndihemi krenarë që gruaja me trup të vogël por me zemër të madhe, e dhembshura, e dashura, nëna e të varfërve dhe të vobektëve në të gjithë botën, kishte kombësi shqiptare. Për këtë arsye, 19 tetori është shpallur festë kombëtare.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *