MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK DATË 23.01.2018.

MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK DATË 23.01.2018.

Rendi i ditës:

1. Pr/Vendim: “Propozim për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Janar 2018”.

2. Pr/Vendim: “Për një ndryshim në VKB nr.2 datë 30.01.2016 për vendosjen e kritereve që duhet të plotësojnë familjet me kushte shumë të vështira ekonomike, për përfitimin e ndihmës ekonomike me kritere specifike nga buxheti i Bashkisë për periudhën Janar-Dhjetor 2018”.

3. Pr/ Vendim: “Për përfitimin e ndihmës ekonomike me kritere specifike nga të ardhurat e buxhetit të Bashkisë për muajin Janar 2018”.

4. Pr/ Vendim: “Miratimi për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 Janar 2018”.

5. Pr/ Vendim: “Miratimi për fillimin e procedurave për shpronësim për interes publik, të pasurive që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Qendrës Kulturore Muzeale Historike të qytetit Bilisht, Bashkia Devoll”.

6. Pr/ Vendim: “Miratimi i përfitimit nga fondi i mbështetjes studentore, për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë për vitin shkollor 2017-2018”.

7. Pr/ Vendim: “Miratimi i përfitimit të bursave dhe pagesave për kuotat e ushqimit në mensa e konvikte, për nxënësit në institucionet arsimore publike për vitin shkollor 2017-2018”.

Në këtë mbledhje u miratuan 5 pikat e para të rendit të ditës. Pika 6 dhe 7 do të shtrohet për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak.

 

 

Fotografia e Bashkia Devoll

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *