Komunikojmë së bashku . . .

Të dashur bashkëqytetarë!

Një nga synimet kryesore të administrimit të Bashkisë Devoll, është transparenca dhe komunikimi i vazhdueshëm e i pandërprerë me ju dhe përfaqësuesit tuaj.

Dua ta zgjeroj më tej këtë komunikim, duke i dhënë mundësi çdokujt të dërgojë pyetje lidhur me atë çfarë Bashkia e Devollit ofron, mund të ofrojë për komunitetet ku ju jetoni.
Në faqen zyrtare të Bashkisë Devoll në Facebook, mirëpres çdo pyetje nga ana juaj.
Çdo të premte, nga ora 14:00-16:00, do t’u përgjigjem në komunikim të drejtpërdrejtë pyetjeve tuaja. Kjo besoj do të na ndihmojë të përmirësojmë punën dhe të shërbejmë më mirë.

Ju falenderoj paraprakisht dhe pres pyetjet tuaja!

Kryetari i Bashkisë Devoll, Bledjon Nallbati

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *