Të nderuar bashkëqytetarë të Devollit! 

Të nderuar bashkëqytetarë të Devollit!
Si pasojë e rreshjeve të mbrëmshme, është dëmtuar njëra këmbë e urës së fshatit Arëzë.
Ju bëjmë me dije se që në orët e para të mëngjesit, administrata e Bashkisë është prezent në vend dhe janë marrë masat e menjëhershme për të bërë të mundur që ura të jetë e kalueshme. Nga ana tjetër ju garantojmë se kemi komunikuar me kompaninë kontraktore e cila ka marrë përsipër të bëjë të gjitha riparimet e nevojshme që ura të jetë funksionale dhe e garantuar për të ardhmen, ajo urë është ende brenda garancisë dhe nga ana jonë nuk është marrë në dorezim përfundimtar. Duam të garantojmë të gjithë qytetarët e Devollit dhe në veçanti ata të Arëzës, se ajo vepër do të ribëhet brenda të gjitha parametrave. Ne vërtet munguam ditën që u bë inagurimi i bujshëm dhe i panevojshëm, por jemi sot këtu dhe do jemi gjithmonë kudo që do të kenë nevojë qytetarët tanë.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *