Paraditen e sotme, në pedonalen e qytetit, u zhvillua ekspozita e Artit Pamor dhe Eseve, me pikturat e realizuara nga nxënësit e gjimnazit “Fuat Babani”, Bilisht, me mbështetjen e partnerëve të Qendrës ACEG, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll. Tema e këtij projekti ishte: “Të rinjtë shprehen përmes artit pamor për qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien”. Ekspozita pati synim t’i nxisë qytetarët të mendojnë përmes artit, në lidhje me korrupsionin dhe efektet negative të tij në shoqëri, në kuadër të projektit “Rrjeti i Organizatave Vendore, i cili përkrah qeverisjen e mirë dhe llogaridhënien në bashkitë Devoll, Ura Vajgurore dhe Libohovë”. Projekti mbështetet nga fondi i nëngrantimit “Rrjetëzim dhe shkëmbim i njohurive ndërmjet OSHC-ve në fushën e anti-korrupsionit dhe qeverisjes së mirë në nivel vendor”, Raund II, në kuadër të projektit CIVILISC, financuar nga BE, zbatuar nga IDM, në partneritet me Fondacionin RiskMonitor, Bullgari.

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *