Të nderuar qytetarë!

Të nderuar qytetarë,
Me kërkesën dhe përkujdesjen e përhershme të kryetarit të Bashkisë Devoll z.Bledjon Nallbati,ka filluar puna për të përpiluar hartën e vlerave kulturore,historike, natyrore dhe turistike të krahinës së Devollit.Grupi I punës I ngritur me këtë rast,I bën thirrje të gjithë qytetarëve të Devollit dhe më gjerë,që të kontribuojnë me materiale dokumentare si fotografi,vidio ,filma e shkrime të ndryshme,por edhe me mendime e konsulencë për të pasqyruar sa më objektivisht e në kohë sa më të shkurtër vlerat aspak të rralla kulturore,historike,natyrore dhe turistike të Devollit.
Duke pasur besim në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin tuaj qytetar ,ju sigurojmë se cdo kontribut I juaji do të vlerësohet me kujdes,do të gjejë vendin e duhur dhe do të arshivohet si një vlerë e shtuar e pasurisë sonë shpirtërore dhe natyrore.
Ju bëjmë me dije gjithashtu se,nga sot e në vazhdimësi ,përmes faqes së Bashkisë Devoll,do të fillojë publikimi I vlerave kulturore,historike,natyrore dhe turistike të Devollit.
Faleminderit.

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *