Njoftim!
Banorë të Devollit!
Ju bëjmë me dije se falë bashkëpunimit të Bashkisë Devoll me Organizatën jofitimprurëse Nisma për Ndryshim Shoqëror “ARSIS”, për të dytin vit radhazi, organizohet kampi veror 5 ditor nga data 02.07.2018-06.07.2018 në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjecare “Dritëro Agolli”, Bilisht. Ftojmë të gjithë prindërit që kanë dëshirë t’i aktivizojnë fëmijët e tyre, në këto ditë të ngrohta vere, me lojra dhe zbavitje pa fund, t’i sjellin ata pranë këtij kampi, për t’u argëtuar me bashkëmoshatarët e tyre, nën kujdesin e mësuesve, psikologëve dhe punonjësve të Kujdesit Social pranë Bashkisë Devoll. Përvec zbavitjes, fëmijëve ju ofrohen edhe vakte ushqimore gjatë qëndrimit në kamp. Fëmijët duhet të jenë të moshës 4-13 vjeç, dhe kampi qëndron i hapur nga ora 08-12 në drekë.
Ju mirëpresim! 😊😊

Fotografia e Bashkia Devoll
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *