Në kuadër të aktiviteteve të realizuara përgjatë muajit Tetor, i cilësuar si “ Muaji kundër trafikimit të qënieve njerëzore”, edhe në Bashkinë e Devollit, u organizuan aktivitete sensibilizuese kundër këtij fenomeni. Prefektura e Qarkut Korçë, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, shkollën 9-vjeçare “Ethem Zhgaba”, Vranisht si edhe shkollën 9-vjeçare “Fuat Babani”, Baban, organizuan aktivitete në shkollat respektive me nxënësit, për t’i thënë “Stop trafikimit të personave” si edhe për t’i ndërgjegjësuar ata për të mos rënë pre e mashtrimeve dhe trafikantëve.
Në aktivitet pati përfaqësues nga Bashkia Devoll, Prefektura Korçë, Nën/Prefektura Devoll dhe mjaft institucione të tjera.

Fotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia Devoll

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *