Njoftim!
Bashkia Devoll fton banorët të bëhen pjesë e dëgjesës publike që do të mbahet në datë 4 Shkurt, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve pranë Bashkisë, me qëllim informimin dhe diskutimin për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV).
Dëgjesa Publike është pjesë e procesit të konsultimit për hartimin e këtij plani, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Gjatë kësaj dëgjese, studioja konsulente e cila po harton PPV-në në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, do të prezantojnë fazën e dytë të planit mbi “Strategjinë Territoriale të Bashkisë Devoll”.

 

#BashkohuniEdheJuPërTëShprehurMendiminTuaj#

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *