DRITËRO AGOLLI (1931-2017).

Sot përkujtojmë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e letrave shqipe, shkrimtarin e pavdekshëm, gjeniun, fjalë-artin, krenarinë e Devollit dhe “Nderin e Kombit” Shqiptar, të madhin Dritëro Agolli. Sot në dy vjetorin e vdekjes së tij, Shqipërisë i mungon më shumë se kurrë urtësia dhe thellësia e mendimit intelektual të Dritëroit. Letërsia e shkruar prej tij i kapërcen kufijtë e gjuhës e po ashtu të kohës. Madhështia e Dritëroit qëndronte në thjeshtësinë e tij. Ai ishte modest, ashtu siç janë të gjithë njerëzit e mëdhenj. Vepra që ai la pas do të shërbejë për breza të tërë si burim vlerash dhe dijesh poetike. Por një gjë është e sigurt. Sa të rrojë letërsia shqipe do të jetojë edhe vepra e Dritëroit. Për ne je i pavdekshëm krenaria jonë Dritëro!

 

 

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *