U zhvillua dëgjesa e tretë publike

U zhvillua dëgjesa e tretë publike, gjatë së cilës u prezantua faza e III-të e Planit të Përgjithshëm Vendor për Devollin. Dëgjesa u zhvillua në ambjentet e sallës së mbledhjeve të Bashkisë, me organizatorë studion konsulente për PPV dhe Bashkinë Devoll. Grupet e interesit të cilat ishin pjesëmarrëse, përshijnë institucionet të cilat kanë juridiksion në territorin e Devollit, duke përmendur Prefekturën Korçë, Këshillin e Qarkut Korçë, Drejtori Mjedisore, Drejtori të Mbrojtjes Kulturore etj. Komuniteti i Devollit u përfaqësua nga banorë të qytetit dhe fshatrave, kryepleq, administratorë, sipërmarrës etj. Faza e III-të e PPV përcaktoi treguesit e zhvillimit për secilën zonë sipas ndarjeve te realizuara në fazat e mëparshme. Përkrah treguesve të zhvillimit, u prezantua edhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM).

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *