“Ndërtimi i Ujësjellësit dhe Sanitete për fshatrat:

Në kuadër të zbatimit të investimit: “Ndërtimi i Ujësjellësit dhe Sanitete për fshatrat: Ponçarë, Braçanj, Dobranj, Ziçisht, Sul, Menkulaz, Gjyrez, Fitore, Koshnicë”, Kryetari i Bashkisë Devoll së bashku me stafin, mirëpritën në një takim përfaqësues të grupit konsultativ Gjerman, AHT Group AG dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me mbështetjen teknike e cila do t’i ofrohet punonjësve të Ujësjellës Kanalizime Devoll, për të mirëmbajtur dhe menaxhuar në mënyrë efiçente sistemin e ri të ujësjellësit. Ky program mbështetës do të ketë një shtrirje kohore prej 3 vitesh dhe pritshmëritë janë të larta për një nga ndërmarrjet e Ujësjellës Kanalizimeve më të suksesshme në Shqipëri.

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *