Muaji Tetor ose ndryshe “Tetori i Librit”, nuk mund të mbyllej më bukur se sa një bisedë letrare me shkrimtarin e mirënjohur, Bujar Braho në promovimin e librit të tij më të ri “Brenga e Lotit”. Biseda letrare u zhvillua në ambjentet e gjimnazit “Fuat Babani”, Bilisht, ku shkrimtari dhe mësuesi i letërsise z.Bujar Braho ka dhënë mësim për vite me radhë. Nxënësit e shkollës kishin përgatitur pyetje interesante për poetin, i cili me urtësinë dhe mençurinë e tij, i dha përgjigje të gjithave, ashtu siç vetëm një shkrimtar mund t’a bëjë. Ne i urojmë suksese mësues Bujarit në rrugën e tij të gjatë dhe të bukur, atë të krijimtarisë letrare!

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *