Entries by Bashkia Devoll

Agjencia e Shërbimeve Bashkia Devoll, e angazhuar në rehabilitimin dhe hapjen e kanaleve kullues në fshatin Miras, Njësia Administrative Miras  

Një investim i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për banorët, është rruga që të çon për në fshatin Vërrnik. Amortizimi i saj ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe banorëve. Pas rikonstruksionit të plotë dhe asfaltimit, kjo rrugë nuk do të jetë më problematike.

#JemiNëShërbiminTuaj

Vazhdon puna për pastrimin e territorit në çdo Njësi Administrative. Më poshtë pamje gjatë punës për pastrimin e terrenit në fshatin Vishocicë, pastrimi i kanalit që përshkon rrugën që të çon te shkolla e fshatit, si edhe sistemim i depos së ujit.

Ditën e sotme, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë, u zhvillua mbledhja e përgjithshme, me anëtarët e shoqatës të klubit futbollistik “Devolli”, ku u diskutua mbi buxhetin e shoqatës për vitin 2020 si dhe për miratimin e strukturës së re.  

#Për Bashki Më Efektive#Komunitete Më Efektive#Qytetarë Më Të Sigurt#

Po ndodh! Bashkia Devoll, në bashkëpunim me Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Projektin për Planifikimin dhe Qeverisjen Vendore, po zhvillon në sallën e mbledhjeve trajnimin me temë “Për bashki më efektive, komunitete aktive, e qytetarë më të sigurtë”. Objektivi është rritja e informimit dhe ndërgjegjësimi për parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të […]

#BashkiaNëShërbiminTuaj.

Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve në Bashkinë Devoll, të angazhuar në pastrimin e kanaleve kulluese, si edhe rehabilitimin e tokave bujqësore në fshatrat Tren, Eçmenik dhe Baban.  

Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Devoll, të angazhuar çdo ditë me punë në dobi të komunitetit. Drejt përfundimit rehabilitimi i tokave bujqësore, pastrimi i kanaleve kullues dhe sistemim i tombinove në fshatin Bitinckë, Njësia Administrative Qendër Bilisht.  

Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli”, organizuan një ekspozitë pikturash të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, në përkujtim të tij, sot në datën 17 Janar që përkon me datën e vdekjes së Heroit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë ditës së sotme!