Entries by Bashkia Devoll

Në bisedë me nxënësit e gjimnazit të qytetit, rreth atraksioneve turistike të Devollit. Nuk ka më bukur sesa të shohësh brezat e rinj të etur për dije dhe informacion rreth vendlindjes së tyre.

Agjencia e Shërbimeve, Bashkia Devoll, vazhdon punën në pastrimin e mbetjeve dhe inerteve në qytet, pranë kryqëzimit Bilisht-Hoçisht. Paralelisht filloi çakullimi i rrugës që të çon në fshatin Dobranj, Njësia Administrative Miras.

Agjencia e Shërbimeve, Bashkia Devoll, vazhdon punën për çakullimin dhe rehabilitimin e rrugës Miras-Arrzë.    

Mbrëmja e sotme mblodhi rreth vetes figura te shquara nga arti, letërsia, politika, por edhe dashamirës, për nder të një figure të rëndësishme për qytetin tonë , siç ishte Ali Babaliu, mjeku pediatër i palodhur, i cili për vite me radhë ka shërbyer dikur në spitalin e vjetër të Bilishtit. Sot devollinjtë e mërguar prej […]

Muaji Tetor ose ndryshe “Tetori i Librit”, nuk mund të mbyllej më bukur se sa një bisedë letrare me shkrimtarin e mirënjohur, Bujar Braho në promovimin e librit të tij më të ri “Brenga e Lotit”. Biseda letrare u zhvillua në ambjentet e gjimnazit “Fuat Babani”, Bilisht, ku shkrimtari dhe mësuesi i letërsise z.Bujar Braho […]

Agjencia e Shërbimeve, Bashkia Devoll, së bashku me punonjësit dhe mjetet e rënda, filluan shtrimin e rrugës përpara shkollës së fshatit Hoçisht, paralelisht po çakullohen edhe rrugët në fshatin Gracë.

Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Devoll, është angazhuar në rehabilitimin dhe sistemimin e rrugëve bujqësore, pastrimin e kanaleve kulluese si edhe sistemimin e rremave ujitëse përgjatë lumit Devoll, me qëllim shmangien e përmbytjeve dhe gërryerjen e tokave bujqësore në fshatrat si: Gracë, Kurrilë, Kuç, Braçanj, Dobranj, Ponçarë, Menkulas, Miras, Bitinckë si edhe Vishocicë.