Entries by Bashkia Devoll

Sektori i Bujqësisë, Ujitjes dhe Kullimit, Bashkia Devoll, është angazhuar në rehabilitimin dhe sistemimin e rrugëve bujqësore, pastrimin e kanaleve kulluese si edhe sistemimin e rremave ujitëse përgjatë lumit Devoll, me qëllim shmangien e përmbytjeve dhe gërryerjen e tokave bujqësore në fshatrat si: Gracë, Kurrilë, Kuç, Braçanj, Dobranj, Ponçarë, Menkulas, Miras, Bitinckë si edhe Vishocicë.

Fëmijë dhe nxënës të dashur! Ju ftojmë të zbavitemi së bashku meqë po afron Halloween!! Me këtë rast, do të organizojmë një mini festë në Pedonalen e qytetit, ditën e Mërkurë, datë 30 Tetor, ora 12:00! Vishni personazhet tuaj të preferuar dhe le të fillojë festa!😊

Në ambjentet e Bashkisë Devoll u mbajt një takim me përfaqësues të Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë në Shqipëri. Takimi pati si synim bashkëpunimin me aktorët e tjerë të Grupit Teknik Ndërsektorial, i cili ka si qëllim mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Gjatë punës për shtrimin me çakull të rrugës në hyrje të fshatit Cangonj, Njësia Administrative Progër. Paralelisht u çakullua edhe rruga mbrapa rrobaqepsisë në Bilisht.

“24 Tetori”, çlirimi i qytetit.

Sot data 24 Tetor, një datë mjaft e veçantë, pasi shënon çlirimin e qytetit të Bilishtit. Me këtë rast, Qendra Kulturore e Fëmijëve Bilisht, organizoi nje aktivitet me këngë, valle e recitime patriotike. Të pranishëm në aktivitet ishin, Kryetari i Bashkisë z.Eduart Duro, deputetja e Devollit znj.Edlira Bode, anëtarë të Shoqatës së Veteranëve, etj.

#MuajiTetorMuajiINdërgjegjësimit#

Cilësuar si “Sëmundja e Shekullit”, kanceri i gjirit vret çdo vit miliona gra në mbarë botën. Ndaj marshimi i sotëm i qindra grave në Pedonalen e qytetit, pati si synim ndërgjegjësimin e tyre, për rrezikshmërinë e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, por nëse trajtohet në kohë, ajo mund të parandalohet. Gra të dashura: Deri në datën 31 […]

Agjencia e Shërbimeve, në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe në prani të Administratorit, bënë të mundur zhbllokimin e hapësirave publike, sistemimin si edhe pastrimin e territorit në fshatin Tren, Njësia Administrative Qendër.

Njoftim! Njoftojmë nxënësit e Devollit, të cilët ndjekën studimet në shkollat Profesionale të Arsimit Parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike, për vitin shkollor 2019-2020, të aplikojnë për bursë pranë Agjencisë së Arsimit, Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Devoll, sipas Vendimit Nr.666, datë 10.10.2019.