Ejani te festojm.

“Zërat e Rinj të Devollit”

“Zërat e Rinj të Devollit”, aktiviteti i cili po bëhet traditë tashmë, edhe këtë vit mblodhi rreth vetes zërat më të mirë të Devollit. Kemi talente me zëra të shkëlqyer!
Ju dëshirojmë të gjithë fëmijëve suksese në të ardhmen e ndritur që ju pret!Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

 

 

 

 

Me rastin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Bashkisë Devoll, z. Bledjon Nallbati shtroi një darkë iftari për agjeruesit myslimanë dhe të ftuarit, duke i uruar agjerim të lehtë dhe të pranuar të gjithë atyre që sakrifikojnë në këtë muaj të madhërishëm!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ndodhen!
Amin!

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Qëndra Kulturore e Fëmijëve Bilisht.

Qëndra Kulturore e Fëmijëve Bilisht, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli”, organizuan ditën e sotme një shfaqje argëtuese në gjinitë, interpretim, aktrim dhe këndim, e cila u shoqërua me emocione dhe duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

 

 

Fotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia DevollFotografia e Bashkia Devoll

Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Ks Devolli, sollën për herë të parë kompeticionin e futbollit ”Peace Cup”.

Federata e Paqes Universale në bashkëpunim me Ks Devolli, sollën për herë të parë kompeticionin e futbollit ”Peace Cup”.
Ky kompeticion u zhvillua në qytetin e Bilishtit nën kujdesin e UPF Ticino, Zvicer dhe pati synim ndërgjegjësimin e institucioneve dhe të rriturve të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë ose indirekt në arsimimin, inkurajimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në sport.
Interesi kryesor ishte loja e ndershme e fëmijëve dhe të rinjve si edhe ndërgjegjësimi me faktin se fëmijët dhe të rinjtë e tanishëm do të jenë praktikuesit dhe yjet sportivë të së nesërmes.

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

 

 

 

U zhvillua dëgjesa e tretë publike

U zhvillua dëgjesa e tretë publike, gjatë së cilës u prezantua faza e III-të e Planit të Përgjithshëm Vendor për Devollin. Dëgjesa u zhvillua në ambjentet e sallës së mbledhjeve të Bashkisë, me organizatorë studion konsulente për PPV dhe Bashkinë Devoll. Grupet e interesit të cilat ishin pjesëmarrëse, përshijnë institucionet të cilat kanë juridiksion në territorin e Devollit, duke përmendur Prefekturën Korçë, Këshillin e Qarkut Korçë, Drejtori Mjedisore, Drejtori të Mbrojtjes Kulturore etj. Komuniteti i Devollit u përfaqësua nga banorë të qytetit dhe fshatrave, kryepleq, administratorë, sipërmarrës etj. Faza e III-të e PPV përcaktoi treguesit e zhvillimit për secilën zonë sipas ndarjeve te realizuara në fazat e mëparshme. Përkrah treguesve të zhvillimit, u prezantua edhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM).

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Kryetari i Bashkisë Devoll z. Bledjon Nallbati, priti në një takim, përfaqësues nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe nga studio GAIA SA MELETON. Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimësinë e procesit të Hartimit të Planit të Përgjithshëm Vendor për Bashkinë, i cili ka të bëjë me evidentimin e gjëndjes aktuale të territorit si edhe hartimin e një plani veprimi që përfshin të gjitha projektet për territorin e Bashkisë. Palët u shprehën optimiste për ecurinë e punimeve dhe bashkëpunimin sidomos me banorët e Devollit, me qëllim finalizimin me sukses të këtij projekti.

Fotografia e Bashkia Devoll

 

Kisha Ungjillore Bilisht, në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, organizojnë çdo të enjte në Pedonalen e qytetit, aktivitet argëtues për fëmijët me lojra zbavitëse dhe shfaqje teatrale me kukulla, me qëllim argëtimin e fëmijëve.

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Agjencia e Arsimit, Kulturës dhe Sportit, Bashkia Devoll, vazhdon të organizojë aktivitete argëtuese për fëmijët. “Rin-Fest”, aktiviteti që mblodhi sot të gjithë nxënësit e shkollave që kanë talente në gjini të ndryshme të artit dhe që dhuroi për disa orë argëtim për të pranishmit në sallën e QKF Bilisht.

 

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Fotografia e Bashkia Devoll

Mesditën e djeshme, në fshatin Arrëzë, u mbajt takimi i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit. Kryetari i Bashkisë Devoll z.Bledjon Nallbati hapi takimin me fjalën e tij përshëndetëse duke i uruar mirëseardhjen të pranishmëve. Në fokus ishin problematikat kryesore që shqetësojnë banorët e fshatit Arrëzë.

 

Fotografia e Bashkia Devoll