Fëmijë dhe nxënës të dashur!
Ju ftojmë të zbavitemi së bashku meqë po afron Halloween!! Me këtë rast, do të organizojmë një mini festë në Pedonalen e qytetit, ditën e Mërkurë, datë 30 Tetor, ora 12:00!
Vishni personazhet tuaj të preferuar dhe le të fillojë festa!😊

Fotografia e Bashkia Devoll

Njoftim!
Njoftojmë nxënësit e Devollit, të cilët ndjekën studimet në shkollat Profesionale të Arsimit Parauniversitar në Institucionet Arsimore Publike, për vitin shkollor 2019-2020, të aplikojnë për bursë pranë Agjencisë së Arsimit, Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Devoll, sipas Vendimit Nr.666, datë 10.10.2019.

Banorë të Devollit!
Me rastin e “24 Tetorit”, datës së çlirimit të qytetit, Bashkia Devoll do të organizojë një koncert festiv, në Qendrën Kulturore të Fëmijëve Bilisht, në datën 24.10.2019 ora 12:00. Ftojmë të gjithë banorët dhe në veçanti familjet e Veteranëve të Luftës Nacional-Çlirimtare, të jenë pjesë e këtij aktiviteti në përkujtim të kësaj date.
Ju mirëpresim!

#Bashkëiadalim 

Të enjten, 24 Tetor, në orën 14:30.
Tek pedonalja e qytetit Bilisht.
Bëhuni pjesë e marshimit “Të mundim sëmundjen e shekullit”.
#Bashkëiadalim 💪

 

Banorë të Devollit!
Me rastin e datëlindjes së poetit të madh “Nderi i Kombit”, Dritëro Agolli, Bashkia Devoll ka kënaqësinë t’ju ftojë në datë 13 Tetor 2019, ora 11:00, në festën e cila do të organizohet në Menkulas, fshatin e poetit. Festa, përveç këngëve, valleve, recitimeve, do të shoqërohet edhe me një ekspozitë pikture dhe libri nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli”. Do të ishte kënaqësi të bashkoheshit me ne, drejt vendit që përcolli birin e tij drejt rrugës së pavdekësisë.