NJOFTIM

NJOFTIM

Njoftim per punesim.

Njoftim pune

DRITËRO AGOLLI (1931-2017).

Sot përkujtojmë një nga emrat më të mëdhenj në historinë e letrave shqipe, shkrimtarin e pavdekshëm, gjeniun, fjalë-artin, krenarinë e Devollit dhe “Nderin e Kombit” Shqiptar, të madhin Dritëro Agolli. Sot në dy vjetorin e vdekjes së tij, Shqipërisë i mungon më shumë se kurrë urtësia dhe thellësia e mendimit intelektual të Dritëroit. Letërsia e shkruar prej tij i kapërcen kufijtë e gjuhës e po ashtu të kohës. Madhështia e Dritëroit qëndronte në thjeshtësinë e tij. Ai ishte modest, ashtu siç janë të gjithë njerëzit e mëdhenj. Vepra që ai la pas do të shërbejë për breza të tërë si burim vlerash dhe dijesh poetike. Por një gjë është e sigurt. Sa të rrojë letërsia shqipe do të jetojë edhe vepra e Dritëroit. Për ne je i pavdekshëm krenaria jonë Dritëro!

 

 

Njoftim!
Bashkia Devoll fton banorët të bëhen pjesë e dëgjesës publike që do të mbahet në datë 4 Shkurt, ora 10:00 në sallën e mbledhjeve pranë Bashkisë, me qëllim informimin dhe diskutimin për hartimin e Planit të Përgjithshëm Vendor (PPV).
Dëgjesa Publike është pjesë e procesit të konsultimit për hartimin e këtij plani, duke përfshirë të gjitha palët e interesuara. Gjatë kësaj dëgjese, studioja konsulente e cila po harton PPV-në në bashkëpunim me Bashkinë Devoll, do të prezantojnë fazën e dytë të planit mbi “Strategjinë Territoriale të Bashkisë Devoll”.

 

#BashkohuniEdheJuPërTëShprehurMendiminTuaj#

NJOFTIM!

NJOFTIM!

Ju bëjmë me dije se për shkak të kushteve atmosferike edhe ditën e nesërme datë 11 Janar, procesi mësimor do të pezullohet në të gjitha shkollat dhe kopshtet e territorit të Bashkisë Devoll. Zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin!

Festojmë së bashku “Festën e Birrës”, ditën e martë, datë 28 Gusht, ora 19:00, në Pedonalen e qytetit. Ju mirëpresim!

Festojmë së bashku “Festën e Birrës”, ditën e martë, datë 28 Gusht, ora 19:00, në Pedonalen e qytetit.
Ju mirëpresim!

Fotografia e Bashkia Devoll

 

Njoftim!

Njoftim!
Banorë të Devollit!
Ju bëjmë me dije se, në kuadër të aktiviteteve verore organizuar nga Bashkia Devoll, për të parën herë, mbërrin në qytetin tonë, spektakli shëtitës më i madh i humorit, show “Verë dhe Portokalle”, i cili do të sjellë artistët më të mirë të këngës dhe humorit, në qytetin tonë. Aktiviteti do të zhvillohet ditën e premte në datë 3 gusht, ora 20:00, në pedonalen e qytetit.
Ejani të kaloni një mbrëmje të paharrueshme humori! 😉😁🍊
#Ky aktivitet mundësohet nga Bashkia Devoll!

Fotografia e Bashkia Devoll

 

Njoftim!
Banorë të Devollit!
Ju bëjmë me dije se falë bashkëpunimit të Bashkisë Devoll me Organizatën jofitimprurëse Nisma për Ndryshim Shoqëror “ARSIS”, për të dytin vit radhazi, organizohet kampi veror 5 ditor nga data 02.07.2018-06.07.2018 në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjecare “Dritëro Agolli”, Bilisht. Ftojmë të gjithë prindërit që kanë dëshirë t’i aktivizojnë fëmijët e tyre, në këto ditë të ngrohta vere, me lojra dhe zbavitje pa fund, t’i sjellin ata pranë këtij kampi, për t’u argëtuar me bashkëmoshatarët e tyre, nën kujdesin e mësuesve, psikologëve dhe punonjësve të Kujdesit Social pranë Bashkisë Devoll. Përvec zbavitjes, fëmijëve ju ofrohen edhe vakte ushqimore gjatë qëndrimit në kamp. Fëmijët duhet të jenë të moshës 4-13 vjeç, dhe kampi qëndron i hapur nga ora 08-12 në drekë.
Ju mirëpresim! 😊😊

Fotografia e Bashkia Devoll