Lista e Monumenteve te Natyres ne rrethin e Devollit

 

  •  Shpella e Trenit
  •  Guret Mumjet e Trenit

  •  Guri i Ariut (Eçmenik)

  •  Burimet e Progrit

  •  Kalaja e qytetit te Bilishtit

  •  Ansambli Muze I qytetit, Bilisht

  •  Shtepia Muze e Marigose, Hocisht

  •  Kisha e Shen Kollit, Hocisht

  •  Teqeja e Baba Kasemit, Kuc

  •  Ahishtja e Shenkostandinit

  •  Pylli i Shen Thanasit

  •  Dushkaja e Dobrogoves

  •  Ahishtja e Bradvices

  •  Bredhi i Vishjes

  • Plepat e Pilurit

Shpella e Trenit

Shpella e Trenit ne rrethin e Devollit e njohur ndryshe si “Gryka e Ujkut”, ndodhet ne pjesen perendimore te liqenit te Prespes se Vogel dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon te studiohet edhe ne ditet e sotme per vlerat e saj historike dhe natyrore. Brenda shpelles gjate veres takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqe nate por edhe specie insektesh dhe jorruazore te tjere, karakteristike e biotopit te shpelles. Kjo pasuri natyrore eshte marre ne mbrojtje  nga pushteti vendor me qellim rruajtjen nga demtimet si pasoje e aktivitetit privat te guroreve ne afersi te saj. Ne brendesi, shpella eshte e gdhendur me piktura te mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu. Ajo perben nje kombinim te rralle te vlerave natyrore  dhe materialo-shpirterore. Eshte formuar nga procesi I karstit, pra nga tretja prej ujit e shkembinjve gelqerore te Trias-Jurasikut te cilet jane kapur nga disa shkeputje tektonike, per kete arsye shkembinjte jane teper te copetuar nga shkeputjet tektonike dhe kjo solli fundosjen  e Prespes se Vogel, ku u krijua liqeni me te njejtin emer. Relievi eshte kodrinor, e perreth shpelles malor, rreth 1400-1500 m mbi nivelin e detit(maja e Golines, 1465 m) ne malin e Ivanit. Banoret e njohin edhe me emrin shpella e Skordileves. Ka disa galeri ne te, por me e madhja eshte ajo e liqenit: 40 m e gjate dhe 5.50 m e gjere. Ne te jane gjetur qindra Rinolofidi , pasi korrenti i ajrit me hyrjen e shpelles dhe prania gjithnje e ujit krijojne kushte te pershtatshme. Pasurite ujore, pyjet e dendura, kafshet e egra dhe fushat prane saj me toka pjellore, ishin kushtet kryesore qe kushtezuan vendosjen e banoreve prehistorike ne kete shpelle

SHPELLA E TRENIT.
Çfarë ofron për ne Shpella e Trenit??
Buzë liqenit të Prespës së Vogël, atje ku ze fill Kanali i Vendtrokut, gjendet Shpella e Trenit, që njihet ndryshe nga vendasit edhe me emrin “Shpella e Grykës së Ujkut”. Brenda asaj Shpelle, vite e vite me radhë janë gjetur enë e copëra enësh qeramike të thyera, me vizatime ngjyra-ngjyra, kocka kafshësh të shndërruara në mjete pune a lufte, objekte të tjera para historike. Shpella e Trenit, ngërthen përbrenda vetes histori e legjenda pafund… Prej saj, një qen i bardhë hyri në gojën e Shpelles e doli i gjallë larg, tepër larg, në Grykën e Kapshticës(afro 3 kilometra larg). Por qeni hyri i bardhë në hyrje të Shpellës, e doli i zi në fundin e saj… Kjo është legjenda, por që ka brenda vetes historinë e saj…Shpella e Trenit, fillon në Grykën e Ujkut e përfundon larg, 3000 m përtej Grykës së Kapshticës…Kjo është e vërteta?! Por duhet të provohet gjithsesi.
Kjo Shpellë, njësoj si Shpella e Grykës së Ujkut, është e tipit karstike e formuar nga rrjedha dhe gryerja shekullore e ujit që buron e vjen pa ndërprerë prej liqenit të Prespës së Vogël. Shpella e Trenit ka një paradhomë mikpritëse të gjerë me përmasat 15x20x3,5m dhe për më tej, ka dhoma të tjera të vogla që të ftojnë e të joshin, por pas kësaj, duhen mjete mbrojtëse e harta e spelologut për t’a përshkuar e depërtuar në të gjitha arteriet e saj. Dhomat e tjera të vogla, majtas e djathtas janë në formë labirinthesh të ngushta e vështirësisht të kalueshme. Ato përbëjnë degëzime me vlera gjeologjike, e ndërsa vlerat e tyre arkeologjike e historike, duhen studiuar e provuar.
Pozicioni i Shpellës buzë Liqenit, me burime uji e fare pranë fushës së begatë të Devollit, me rezerva ushqimore të bollshme si edhe kushtet e përshtatshme për strehim i mundësuan banorëve prehistorikë, të gjejnë e shfrytëzojnë mundësi të shumta jetese.
Materialet historike të grumbulluara ndër vite prej specialistësh të fushave përkatëse, nga gërmimet e kryera vit pas viti, si: enë e fragmente enësh prej balte, vegla pune, objekte luftimi, armë primitive mbrojtjeje e stoli të ndryshme etj, kanë provuar se Shpella e Trenit ka qenë banuar që prej gjysmës së dytë të mijëvjecarit të tretë p.e.s. Lënda e gjetur brenda Shpellës e përreth saj, tregon më së miri se atje jeta ka qenë tejet intensive dhe gjetjet arkeologjike flasin për një ngjashmëri të plotë me objektet e kulturës neolitike të Maliqit. Kjo kulture, krahas kulturës së Maliqit, përbën bazën mbi të cilën u ngrit kultura ilire e mëvonshme.
Në epokën e Bronxit të vonë (shek.xlll-xl p.e.s.), vendbanimi i Shpellës së Trenit u rrit shpejt e me hapa të vrullshëm. Këtë fakt e vërtetojnë gjetjet e shumta arkeologjike të cilat provojnë se Shpella e Trenit është zgjeruar (ndoshta nga duart e njeriut primitiv) me strehën e saj para hyrjes si dhe me një pjesë të konsiderueshme të tarracës së saj. Këtë fakt e dëshmojnë gjetjet e shumta të qeramikës që paraqesin një larmi të madhe enësh e sende dekorative, stoli, armë primitive gjahu e lufte etj. Poçeria, si një nga zejet e rëndësishme të asaj ekonomie primitive, kishte arritur një nivel të admirueshëm zhvillimi për rajonin e më gjerë.
Shpella e Trenit, përpos kësaj, provon se banorët e Trenit ishin ndër të paret që njohën dhe vunë në përdorim “Çarkun e Poçarit” (një torno primitive për prodhimin e enëve prej balte e që shënoi një zhvillim të rëndësishëm në poçeri). Duhet theksuar se të dhënat e para për Çarkun e prodhimit të enëve prej balte në territorin tonë, datojnë rreth shek.vl-v p.e.s.
Ndër materialet e shumta arkeologjike të gjetura brenda Shpellës së Trenit e përreth saj, përmendim sëpata-dalte prej guri, rrotullat e boshtit të poçerisë, peshat e vegjeve vertikale të boshtit, peshat e rrjetave të peshkimit (zeje tradicionale e kushtëzuar prej kushteve e rrethanave të jetesës buzë liqenit), kockat e shumta të kafshëve të egra si pre të gjuetisë, si edhe të kafshëve të buta si produkt i një shoqërie të mirëorganizuar tashmë, gruri i karbonizuar i gjetur brenda Shpellës, mokrat prej guri që shërbenin për bluarjen e grurit etj.
Shpella e Trenit, siç është provuar nga studimet dhe zbulimet e M.Korkutit, H.Cekës, S.Anamalit etj, provojnë se veprimtaria social-ekonomike e banorëve të saj ka qenë e lidhur me një popullsi bujko-blegtoro-gjuhetare që është marrë me bujqësi e blegtori, në veçanti me gjuetinë e peshkut.
Por cila ishte kjo popullsi sedentare e Shpellës së Trenit, në anë të Liqenit të Prespës, në Grykën e Ujkut, atje ku Prespa e Vogël shkarkon e zbarkon në Kanalin e Vendtrokut??
Duke analizuar gjithë veprimtarinë social-ekonomike të banorëve prehistorikë të Shpellës së Trenit, bazuar në studimet e gjetjeve të shumta arkeologjike brenda e përreth saj, sipas studimeve të M.Korkutit, rezulton se banorët e saj kanë qenë gjahtarë-peshkatarë, sidomos blegtorë, por edhe bujq, që ndoshta të parët kultivuan gjuetinë e peshkut, gjuetinë e kafshëve të egra, zbutjen si edhe përdorimin e tyre për punë, lëkurë, mish e qumësht.
Por cila ishte popullsia bartëse e kësaj kulture të Bronxit të Vonë, një pjesë e së cilës jetonte brenda “mureve të heshtur” të Shpellës Prehistorike të Trenit?
Ajo popullsi, e provuar tashmë katërcipërisht, ishte një popullsi ilire. Qeramika e Trenit, brenda Shpellës, e përreth saj, me të gjithë elementët e detajet e veçanta, provon një vazhdimësi të pandërprerë të kulturës ilire të Periudhës së Hekurit. Enët me dy vegja të larta mbi buzë( që përbëjnë tipin më karakteristik të enëve ilire të gjetura brenda Shpellës së Trenit), enët prej balte me grykë oblike, vegjet e tipit kornutë e në formë gjuhe e mjekre, motivet e trekëndëshave me pikturim, rruazat bikonike prej bronxi dhe sidomos, gjetjet me figurina zogjsh në vazot ornithomorfike të gjetura në këtë rajon, dëshmojnë dhe përbëjnë kontributin e vetëm e autentik të etnogjenezës sonë ilire. Pikërisht këtu, te Shpella e Trenit, brenda mureve e jashtë përreth saj, lexohet fakti dhe rëndësia historike e provave arkeologjike në favor të tezës të autoktonitetit dhe lashtësisë së ilirëve, hallkë e cila krijon një lidhje organike me zbulimet e Kulturës së Maliqit, Pazhokut-Elbasan, Shpellës së Benjës-Përmet, Bulcarit-Elbasan, zbulimeve të Vodhinës-Dropull, Gajtanit-Shkodër, Matit,etj.

.14001872_532415813615575_1717595389_o 14002486_532415803615576_1822572788_o

14037430_532415800282243_1171898949_o14045008_532415806948909_1450128118_o

 

14037402_532415816948908_395514772_o

Guret Mumjet e Trenit.

Gjenden ne afersi te fshatit Tren, 950 m mbi nivelin e detit. Perfaqeson grupe guresh me perberje, cimentim dhe fortesi jo te njejte, te modeluar nga era, qe u ka dhen formen e mumjeve te gurta. Ata shtrihen ne nje hapesire rreth 50 m te gjate dhe 30 m te gjere. Jane te larte deri ne 2-2.5 m. Kane vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike.

Guri i Ariut-Ecmenik.

Gjendet ne afersi te fshatit Ecmenik, 1000 m mbi nivelin e detit. Perfaqeson gur me perberje, cimentim dhe fortesi jo te njejte, i modeluar nga era, qe i ka dhene formen e ariut te gurte. Eshte i larte deri ne 2 m. Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, didaktike, kulturore dhe turistike.

Burimet e Progrit.

Ndodhet ne afersi te fshatit Proger, ne lartesine 900 m mbi nivelin e detit. Perbejne burime karstike, qe dalin ne kontaktin tektoniko-litologjik midis gelqeroreve te triasit te siperm-jura e poshteme dhe terrigjeneve. Kane uje te paster dhe te ftohte. Krijojne nje mjedis shume terheqes. Ka vlera shkencore, gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, kulturore, didaktike dhe turistike.

 

336

338

339  341 342 343

 

340             337

Shkolla e pare shqipe e hapur ne fshatin Proger ne vitin 1908.

Kalaja e qytetit te Bilishtit.

Ndodhet ne nje nga kodrat mbi qytetin e Bilishtit, nje qytet rreth 3000 vjecar dhe kjo deshmohet nga mbeturinat e kesaj kalaje te vjeter ilire.

14037798_532913490232474_1514904159_o 14037882_532913466899143_2143981570_o 14045190_532913516899138_809685040_o 14045411_532913506899139_1630542189_o 14060214_532913523565804_763721075_o 14060299_532913483565808_189049250_o

Shtepia muze e Marigose, Hocisht.

Cila eshte Marigo Pozio?

Marigo Pozio lindi ne Hocisht te Devollit, por u detyrua te largohej prej andej se bashku me te shoqin per arsye te ndjekjeve qe u beheshin patrioteve nga pushtuesit dhe veglave te tyre. Ne 1904 vendosen familjarisht ne Vlore ku Marigoja zhvilloi nje aktivitet shume te gjere politiko-patriotik dhe emacipues. Ajo e shnderroi shtepine e saj ne nje cerdhe te vertete patriotizmi, ku zhvilloheshin biseda, beheshin plane, hartoheshin thirrje per te bere Shqiperine te lire, te pavarur e te perparuar. Sipas deshmive te bashkekohesve, Znj Marigo ne shtepi qendiste, shkruante artikuj per gazetat, shkembente letra me miqte e shume atdhetare te shperndare ne te gjithe boten, ju fliste grave te Vlores per nje Shqiperi te lire, diskutonte me burrat per ngjarjet e dites, per propaganden qe duhej filluar, per luften qe duhej nisur. Dokumentet flasin se shume veterane te ceshtjes sone kombetare si: Murat Toptani, Cerciz Topulli, Mihal Grameno etj, e kishin shtepine e Marigose shume te afert. Nje bashkekohes shkuruan: “Ajo grua nuk mjaftohej vetem me fjale, por inkurajonte edhe me te holla shqiptaret dhe me vepra guximtare, dy nga te cilat ishin pjesemarrja ne Komitetin e Pare Kryengrites qe u formua ne Vlore duke harxhuar mjaft te holla per kryengritesit dhe sjellja prej Korfuzit ne Vlore e flamurit” qe e kishin pergatitur shqiptaret e Amerikes i cili u soll prej saj i ngjeshur per trupi dhe u dergua ne Korce. Ngjarje shume e rendesishme per jeten e Marigose dhe historine tone kombetare eshte casti kur do te shpallej pavaresia kombetare. Duhej patjeter flamuri kuqezi me shqiponjen dykrenare per ti dhene popullit lajmin gazmor te shpalljes se pavaresise, per ti treguar botes se Shqiperia do te fillonte jeten e saj te lire kombetare krenare dhe e pamposhtur. Nje bashkekohes shkruan:” Marigoja nuk u tremb te pergatite ne shtepine e saj ne Vlore, flamurin qe me aq ngutesi ja kerkonte Ismail Qemali dhe gjersa u pergatit ai flamur, shtepia e saj ishte e bllokuar prej vlonjateve te cilet me padurim  prisnin sa ta dorezonte. Shtepia e saj per te gjithe shqiptaret nacionaliste te asaj kohe u be qender e dyte e levizjeve dhe dyert e asaj nate e dite ishin te celura”. Ndersa ne nje organ tjeter lexojme:”Oda e miqve behet qendra me kryesore ku rrihen problemet e koklavitura te dites, eshte salloni ku autoret e Shqiperise se porsalindur lexojne me ze te larte, ashtu si benin poetet frengj te shek.XVIII, vepren e tyre ndertonjese te shkruar si dokudo. Marigoja luftonte per tu ardhur ne ndihme te plagosurve, te semureve, te varferve dhe te pamundurve, atyre qe u detyruan te braktisnin shtepite nga persekutimet e shovinisteve dhe dergjeshin neper ullishtat e Vlores dhe te Kanines. Ajo pas shpalljes se Pavaresise lufton se bashku me grate vlonjate per krijimin e shoqerive patriotike, dhe i’a arrin ketij qellimi ne maj te vitit 1914 duke themeluar shoqerine “Shpresa Kombetare”. Lufta e Pare Boterore paralizoi dhe veprimtarine e shoqates, por me 23 janar ajo rrifilloi aktivitetin e saj po me ne krye Marigo Pozion, e cila kreu dhe detyren e drejtoreshes se pergjithshme te gazetes se shoqerise. Por ndersa Marigoja vazhdonte me ngulm veprimtarine e palodhur patriotike, e pllakosen shume fatkeqesi familjare duke i vdekur te tre femijet dhe i shoqi, njeri pas tjetrit. Marigoja mbeti e vetme me “te vetmen pasuri”, semundjen e tuberkulozit. Askush nuk interesohej per jeten e veteranes kombetare. Per mohimin e te drejtave qe i takonin, filluan protestat ne shtypin e kohes. Ne nje artikull te vitit 1928 shkruhej:”Ka kerkuar me lutje kushedi sesa here, nje pension me te drejte te plote e ne baze te ligjit perkates, por asnjeri s’ja ka vene veshin. Ka trokitur ne cdo dere, por asnjeri se ka degjuar, as qe ka kthyer koken ta shohe. Ku jane patriotet qe te degjojne vajtimet e saj dhe te shohin lotet qe derdh e pikelluar ne mes te ketij mjerimi dhe kesaj agonie?”. E vuajtur dhe e mundur, ajo vdiq ne gusht te vitit 1932 ne moshen 54 vjecare dhe u varros ne Zvernec te Vlores, prane varreve te te afermve te saj. Jeta e saj e shkurter i mjaftoi kesaj gruaje te pamposhtur per te realizuar idealin kombetar, per ti dhene shqiptareve identitetin, per ti cuar zemrat e tyre peshe ne funksion te nje qellimi te vetem..LIRISE. Emri i saj lartesohet dhe kujtohet edhe sot per vepren dhe te mirat qe la pas. Shtepia e kesaj gruaje me zemer te madhe ne fshatin Hocisht eshte shnderruar ne nje muze te vogel, i cili vizitohet dhe studiohet edhe sot, per te gjurmuar ne te kaluaren e lavdishme. Bashkengjitur disa foto shkeputur nga vizita ne banesen e saj.

399 400 402 403 404 405 406 407 408 409 - Copy 409 410 411 412 413 414 415 416

 

 

Satrivaci(Hocisht):

(Shen Anargjendet Kozma e Damian)

Shen Anargjendet Kozma e Damian ishin vellezer nga Azia. Ishin te dy mjeke dhe u quajten Anargjende sepse mjekonin falas. Kozmai dhe Damiani qe te vegjel kishin nje mencuri prej te moshuari qe i mahniste te gjithe. Kur shkuan per te studiuar ne Athine per mjekesi ata njihnin dy rruge: ate qe te conte ne kishe dhe ate qe te conte ne shkolle. Qe te dy perfunduan  studimet studimet dhe u diplomuan mjeke profesioniste, profesion te cilin  e konsideronin te larte dhe fisnik. Ata jetonin me pasurine qe ju mbeti nga prinderit. Per vizitat mjekesore nuk merrnin kurre te holla. Interesimi i tyre i vecante ishte jo vetem per sherimin e trupit por edhe te shpirtit, prandaj predikonin kudo dhe kurdohere emrin e Krishtit. Ata ungjillizimin e shpirtit e konsideronin si gjene e pare te domosdoshme. Eshte konstatuar se dhimbja e perpunon thelle shpirtin njerezor dhe pranon me teper gatishmeri predikimin shpetimtar te ungjillit. Shenjtoret Kozma e Damian me vepren e tyre qe nuk merrnin te holla nga te semuret kishin “pushtuar” gjithe zemrat e njerzve ne zonen ku jetonin e me gjere. Njerezit nuk i therrisnin me emrin Damian e Kozma por Argjendare. Ky epitet i merituar shpallte fisnikerine dhe virtytet shpirterore te shenjtoreve ne fjale. Dashuria ndaj njerzve dhe sherbimi ndaj tyre behej pa dallim, nese ishin te pasur apo te varfer, ata punonin falas per te gjithe. Duke qene te tille, shenjtet u bene te denje per virtytet apostolike, ato virtyte qe perendia u dha apostujve te sherojne ne menyre te mrekullueshme,pa barera, por me hirin e shpirtit te Tereshenjte, sheronin te semuret. Shenjtoret kurre nuk thane se sherimet e mrekullueshme behen me fuqine e tyre por gjithmone nga besimi dhe lutja tek Perendia. Dashuria e tyre e krishtere i beri te dy vellezerit te hiqnin shpenzimet e te semureve. Edhe pas vdekjes Shen Argjendaret Kozma e Damian edhe pas vdekjes kane bere mrekullira duke sheruar shume njerez te semure dhe te pamundur. Mrekullite e ketyre njerzve te shenjte jane pare edhe ne vendin e quajtur”Satrivac” ne Hocisht te Devollit. Per te ushtruar mrekullite e tyre ne fshatin Hocisht rreth viteve 1820 ne nje koder ne perendim te tij, besimtaret e krishtere i’u ngriten nje kishe te cilen  e quajten “Shen Anargjendaret Kozma e Damjan”. Vendi i shenjte eshte bere shume i njohur per mrekullite e tij jo vetem ne rrethin e Devollit. Atje shkojne njerez te feve te ndryshme, dikush falet dhe dikush fle edhe naten. Thuhet se pas faljeve, lutjeve ne zot, apo fjetjes, njerezit jane gjendur te lehtesuar shpirterisht dhe te sheruar fizikisht. Data 1 korrik e cdo viti festohet nga besimtaret te cilet vijne nga Shqiperia dhe jashte saj, per te lypur sherim dhe paqe shpirterore ne kete vend te shenjte.

382 383 384 385 386 387 388 389 390 391 392 393 394 395 396 397 398

 

Teqeja e Baba Kasemit, Kuc.

Eshte objekt kulti fetar. Kjo Teqe ndodhet ne vendin e quajtur Inonisht ne fshatin Kuc. Frekuentohet jo vetem nga banoret e zones por edhe me gjere pasi pretendohet se njerezit ne kete vend njerezit gjejne paqe dhe lehtesim shpirteror.

Kasem Baba Sulltani me mision fetar nga Anadolli I Turqise erdhi ne Shqiperi ne vitin 1207 pas Krishtit per te perhapur Bektashizmin. Ai kaloi nga Kosturi dhe u vendos tek nje koder  e bukur plot lisa te larte e te mocem e me uje te ftohte ne jugperendim te fshatit Kuc te rrethit te Devollit. Nisur nga vendi mjaft i bukur e piktoresk Kasem Babai e quajti ate vend “Inonisht”.

Nga fundi I vitit 1907 duke u ndeshur me jezitet atij i’u pre koka dhe ashtu me koke te prere hipur mbi kale shkoi ne Kostur ku i del perpara Ali Babai dhe i thote: Ku vete keshtu me koke te prere o njeri I zotit?!! Ne ate moment Kasem Babai bie ne toke dhe po aty i bene varrin dhe tyrbene ku ndodhet edhe sot dhe quhet nga vendasit tyrbeja e Kasem Babait. Populli i kesaj zone Kasem Babain e ngriti dhe e perjetesoi ne kenge qe kendohetn edhe sot e kesaj dite. Besimtaret ne Inonisht ku ai ndenji e predikonte, i ngriten faltore tyrbe ne nje vend te bukur mbi kodrine nen hije te lisave duke I vene edhe nje pllake te madhe guri me mbishkrime qe mban daten 1207, e cila eshte edhe sot ne tyrbene e Kasem Babait. Qe nga ajo kohe besimtaret myslymane, por edhe te krishtere ne Inonisht shkojne per tu falur. Ne te thuhet se kane  gjetur sherim per shqetesimet e semundjet. Sherbetori i tyrbes se Kasem Babait, Imir Nesim Alevica tregon ngjarje te para vete por edhe te treguara nga paraardhesit e tij se njerezit qe besojne me shpirt tek Zoti kane gjetur shpetim kur kane erdhur e jane falur tek tyrbeja e Kasem Babait. Ne nje perpjekje kur greket ishin te shumte ne numer terheqja ishte ne drejtim te Inonishtit aty u rrethuan pas shume luftimesh,Xhemal Naked he Tefik Cakonji munden te dilnin nga rrethimi ndersa Qamil Nakja ngeli i rrethuar ai i kerkoi ndihme duke u falur Baba Kasemit mbeshtetur tek nje lis. Greket u bashkuan nga te gjitha drejtimet ne maje te kodres por Qemalin nuk e pane (ai ishte bere I padukshem). Mbasi iken ushtaret greke,Qamili shkoi ne Poloske mbasi tregon ndodhine, i  shoqeruar edhe nga te afermit e tij dhe ne perkujtim te asaj dite cdo vit therrte nje dem 3-vjecar dhe mishin e shperndante per te vobegtet. Ne Inonisht tek varri I Baba Kasemit vene mjaft njerez falen e gjejne qetesi shpirterore dhe lehtesohen e sherohen mjaft njerez qe besojne tek zoti.Aty vijne nga e gjith Shqiperia por edhe nga vende te tjera si Maqedonia,Greqia, Amerika etj.

14089427_10201959635709853_20128756_n 14037701_10201959635189840_577476490_o - Copy 14037799_532119216978568_108075339_o - Copy 14037804_10201959635789855_1183492301_o - Copy 14045246_10201959635229841_1171833911_o - Copy 14045284_10201959637229891_671312663_o 14045299_10201959637349894_78549892_o 14045370_10201959635389845_2030365778_o 14045409_10201959635869857_1786103271_o (1) 14045463_10201959635629851_503851547_o 14059957_10201959637069887_1098904725_o 14074547_10201959635509848_187185878_o 14074562_10201959635909858_1742677986_o 14087254_10201959636549874_44403103_o

Kisha e Shen Kollit, Hocisht. 

Kisha ndodhet ne hyrjen e fshatit Hocisht ne pjesen veriore te tij. Ndertimi i saj ka filluar para vitit 1900 dhe eshte nderprere here pas here edhe gjate luftes se pare boterore. Ne fillesat e saj kisha ka qene e pikturuar me afreske nje nga te cilet ka qene i punuar me argjend, i quajtur Pantokratosi i cili u zhduk ne vitet 90. Pikturat murale i ka bere nje piktore e quajtur Niqi Zengo nga Dardha e Korces. Sot kisha nuk ka pikture murale. Konstruksioni i kishes eshte me mure guri dhe harqe guri per te mbeshtetur catine dhe nderkatin e kishes. Eshte me 3 nefe me kollona ne pjesen e mesit. Ne nefin qendror hapet kupola me tamburin i cili eshte i dukshem ne cati. Nefet anesore jane te nderprera me ballkonade ne formen e dy kulareve anesore. Catia eshte me kosntruksion druri dhe tjegulla, kupola dhe apsida me llamarine ne mbulese. Kisha ka fasade interesante dhe te jep pershtypjen e nje godine 2 kateshe. Ka hyrje me nje portik me kollona rrethore dhe me kapitale te skalitur me zbukurime floreale.

 

Ahishtja e Shenkostandinit.

Ndodhet ne jug te fshatit Bradvice ne lartesine mbi nivelin e detit 1350 deri ne 1400 m, perberja e grumbullit eshte 10 ah. Me moshe 197 vjecare diametri i drureve shkon 60 deri ne 80 cm me lartesi 30 deri 35 m.

Pylli i Shen Thanasit.

Ndodhet ne afersi te fshatit Gjyres eshte e perbere nga drure te llojit lis me diameter mbi 20cm dhe lartesi 12 deri 14 m me moshe 77 vjecare,  eshte ne gjendje te mire, shtrihet ne nje lartesi 1050 m deri 1154 m mbi nivelin e detit.

Dushkaja e Dobrogoves.

Ndodhet ne afersi te fshatit Arrez, ne nje lartesi 1250 m mbi nivelin e detit, perberja e grumbullit eshte 10 dushk, me moshe 157 vjecare diametri i drureve varion nga 35 deri 40cm dhe lartesia nga 18 deri 20 m eshte ne gjendje te mire dhe te pa demtuar.

Ahishtja e Bradvices.

Ndodhet ne afersi te fshatit Bradvice.

Bredhi i Vishjes.

Ndodhet ne brendesi te fshatit Dardhe ne territorin e stacionit Pyjor Dardhe, eshte ne gjendje te mire , diametri 60 cm me lartesi 16 m.

Liqeni Prespes se Vogel.

Siperfaqja                      44 km2             Temperatura

Gjatesia                          10.6km             Ne vere    24 Grade Celcius

Gjeresia mesatare       4-4.2 km           Ne dimer 0.4 Grade Celcius

Thellesia                        54 m

Liqeni i Prespes se Vogel brenda territorit te Rep.te Shqiperise:

Siperfaqja    1.2 km2     Gjeresia mesatare  0.5 km

Gjatesia        2.4 km       Thellesia                   10 m

Liqeni i Prespes se Vogel gjendet ne pjesen juglindore te Shqiperise, midis dy shteteve, Shqiperise dhe Greqise. Prespa e Vogel ka nje siperfaqe prej 44 km2. Ne territorin shqiptar(qe eshte teresisht ne rrethin e Devollit) ze nje siperfaqe prej 1.2 km2, thellesia mesatare shkon 54 m. Shtrihet ne nje lartesi 950 m mbi nivelin e detit gati ne te njejten lartesi me liqenin e Prespes se Madhe. Disnivelin me liqenin e hrit e la 157 m. Si uji i liqenit te Prespes se Madhe dhe atij te Vogel, depertojne neper shkembinj gelqerore e derdhen ne Liqenin e Ohrit me nje prurje mesatare 16.3 m/sek. Kombinimi i vecorive hidrografike, faunistike, bimore e peizazhi e ben kete pellg te mbetet nje nga rezervatet , me te cmuara ne Ballkan dhe ne Evrope. Ne Prespe gjenden shume specie bimore, gjitaresh, amfibesh, zvarranikesh e specie peshqish, eshte shume e pasur me zogj e shpende, por fatkeqesishit ne territorin shqiptar pyjet jane shkaterruar, specie te tilla si pelikani jane shume te rralla e teper te kercenuara, ariu eshte sot vetem nje kalimtar, derri i eger pothuajse eshte zhdukur kurse dreri shihet shume rralle. Druret pyjore te rralle si venja, lajthia e eger, karakteristike per zonen e Prespes po shkojne drejt degradimit te plote, ndersa peshkimi eshte jashte kontrollit. Sot Prespa e Vogel ka rreth 800 banore te cilet jane vendosur ne tre fshatra: Tren, Zagradec, Shyec. Popullsia e zones se Prespes se Vogel merret kryesisht me bujqesi dhe blegtori dhe me pak me peshkim.Pjesa me e madhe e te rinjve punojne ne emigracion kryesisht ne Greqi. Produktet bujqesore, blegtorale(vererat, peshku i thate, peshku pasterma, turshirat e ndryshme, zairete dimerore, bulmeti etj) prodhohen vetem per perdorim vetiak si rezultat i veshtiresive te tregtimit te tyre. Biodiversiteti ka shkuar drejt degradimit e varferimit nga prerja pa kritere e pyjeve, kullosjen intensive e te pakontrolluar te dhive. Gjuetia e peshkut eshte e paligjshme, behet me mjete shfarosese. Pra bashkekzistenca e njeriut ne harmoni  me natyren ne Prespe ka qene nje shfrytezim intensiv  ne dem te natyres. Ndertimi i kanalit te Ventrokut ne vitin 1975 per perdorimin e ujit te liqenit te Prespes se Vogel per ujitjen e fushes se Devollit dhe te Korces si edhe furnizimin me uje te liqenit nga lumi Devoll.

14012397_532913613565795_672858513_o 14045258_10201959919396945_836831011_o 14060343_532913616899128_1689609938_o 14074546_10201959919116938_1077572472_o 14089532_10201975008094153_1439813492_n 14138484_10201975007974150_428530936_n

 

 

 

 

 

Lumi i Devollit

Lumi i Devollit ndodhet ne juglindje te Shqiperise dhe eshte dega kryesore e lumit Seman. Ka nje gjatesi prej 196 km. Siperfaqja e pellgut ujembledhes eshte 3130 km2, lartesia mesatare 960 m dhe pjerresia 31%. Buron nga shpati i Moraves dhe pasi kalon Mirasin del ne fushen e Bilishtit, ai merr edhe ujrat e perroit te Vidohoves dhe te Zicishtit. Ne lindje te Bilishtit merr ujrat e perroit te Bilishtit, Hocishtit dhe te Babanit. Kalon gryken e Cangonjit dhe hyn ne fushen e Maliqit. Duke rrjedhur drejt perendimit futet neper grykat te njepasnjeshme duke marre ujerat e mjaft perrenjeve malore  e te lumenjve te malesise se Gorres e Moglices, perroit te Holtes e te Gostimes, pershkon fushen e Cerrikut duke vazhduar rrjedhen ne jugperendim, bashkohet me lumin Osum  ne afersi te Kucoves. Devolli ka prurje mesatare shumevjecare 49.5 m3/sek me modul rrjedhje te ulet 15.9 l/sek per km2. Prurjen maksimale me perseritje nje here ne 100 vjet e ka 1600 m3/sek. Sasia e lendeve te ngurta pezull qe transporton eshte mesatarisht 8.7 milion ton ne vit. Ka mineralizim mesatar 390 mg/lit. Temperatura e tij ndryshon nga 5-7 grade celcius ne janar dhe deri ne 23.7 grade celcius ne gusht.

Qyteza:

Eshte nje fshat i cili ndodhet ne thellesi te Devollit te Siperm. Shtrihet ne luginen midis kodrave te Padishtes dhe Korijes, ne mes tyre gjarperon nje lume i vogel i cili derdhet ne degen kryesore te lumit Devoll, rrjedh nga Arreza here i qete dhe here i zhurmshem. Nga gjetjet ne fshat del se eshte nje venbanim i hershem. Ne vitin 1934 fshati kishte 140 shtepi. Me vone vone filloi te pakesohej. Mbi 80 familje qytezare emigruan ne SH.B.A ne qytetet si Boston, Seattle, e sidomos ne Cikago dhe Micigan. Mjaft familje u zhvendosen edhe ne qytetin e Bilishtit dhe te Korces. Thuhet se qytezaret ne SH.B.A per te ruajtur traditat kombetare, ne festa veshin kostumet tradicionale popullore. Ne vitin 1913 ne SH.B.A qytezaret ngriten shoqerine “Vllazeria Qytezare e Shenkollit” me qender ne Seattle Uash. Ne vitin 1923 kjo shoqate u zgjerua dhe u riorganizua duke marre emrin e ri “Shoqata Perparimi i Qytezes”. Me 1930 te rinjte e fshatit Qyteze ngriten shoqaten sportivo-kulturore “Dega e Shoqerise Perparimi” me mision per dhenien e kontributit per ceshtjen kombetare dhe gjallerimin e jetes kulturore dhe sportive ne fshat. Sekretar ka qene mesuesi, shkrimtari dhe fabulisti Petraq Samsuri ndersa kryetaret emeroheshin nga diaspora. Qytezaret kane qene nder te paret qe kane ngritur shkollen shqipe ne Devoll(ne vitin 1889). Fshati Qyteze ka nxjerre mjaft njerez te pushkes dhe penes si edhe te kultures nder te cilet mund te permendim: Pavllo, Samsuri, Iskali, Stumba, Tromara, Vellezerit Xhon dhe Xhim Belushi, veterania e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare Viktori Thimi Iskali( dekoruar disa here nga Presidiumi i Kuvendit Popullor dhe dy medalje nga Presidenti i Federates Ruse, Boris Jelcin.Familja e Belusheve: Adham Belushi(nipi i Adhamit i ringjallur me te njejtin emer) nga fshati Qyteze u lind me 1918. Rridhte nga nje familje atdhetare dhe me autoritet nme fshat. Ne vitin 1938 Adhami emigroi si shume bashkefshatare te tjere devollinj ne Amerike. Aty u martua me Vasilo Moniken, bije nga Qyteza. Nga kjo martese erdhen ne jete tre djem nder te cilet Xhoni dhe Xhimi. Femijet u rriten me dashurine per vendlindjen e te atit, per Qytezen. Ndjenja e dashurise per vendin e shtyu Adhamin 78 vjecar, djalin e tij Xhimin,nipin(djalin e Xhimit) dhe te shoqen e Xhonit,Egnen(bije nga fshati Zicisht nga familja e Samarajve) te udhetojene gusht te vitit 1996 nga Amerika per ne Shqiperi per te vizituar fshatin e tij te lindjes me synimin(sic eshte shprehur tek te afermit e vet) jo vetem te nxirrte mallin e shtepise ku kishte lindur por edhe te percillte dhe te forconte me tej ndjenjen e dashurise tek djali, nipi, se jane shqiptare dhe per kete te jene krenare.Femijeria e vellezerve Belushi:Te dy vellezerit , Xhoni, i madhi dhe Xhimi, i vogli qe ne femijeri binin ne sy per zgjuarsi, shkathtesi e mjaft te talentuar ne artin e humorit. Talenti i tyre spikat qe ne vegjeli pasi ata nganjehere edhe ne rruge luanin pjese humori. Me kalimin e kohes vellezerit Belushi u bene te njohur ne mbare boten per artin e tyre humoristik. Xhon Belushi eshte nje nga ata personalitete te kinemase amerikane boterore qe me talentin e vullnetin e tij te paepur, intuiten dhe improvizimin e larte artistik, ze nje vend te nderuar ne gjinine e artit komik, ne teater, televizion dhe kinematografi. Ne karieren e tij te shkurter(vdiq me 5 mars 1982 ne Los Angelos) por te ngjeshur dhe me intensitet te rralle artistik luajti 50 komedi, 100 shfaqje artistike ,8 filma artistike. Kjo fame dhe ky talent bene qe interesi i medias  te rritej mjaft, Xhon Adam Belushi ne cdo interviste te tijen i meshonte faktit qe ishte shqiptar dhe per kete fakt ndihej krenar. Xhim Belushi: Ky artist i madh me fame boterore eshte nga me te njohurit ne Amerike. Eshte artist i madh i skenes teatrale dhe kinematografike. Edhe ky aktor me fame boterore njesoj si vellai i tij Xhoni, e shfaq me krenari faktin se eshte Shqiptar dhe kete e faktoi vete Xhimi kur erdhi ne vitin 1996 ne vendlindjen e te atit. Artistet e medhenj Belushi, krijues dhe interpretues te artit me permasa boterore qe krenohen per origjinen e tyre jane bere  ambasadoret me te drejtperdrejte te njohjes se Shqiperise e krenarise mbare kombetare. Xhon Belushi e vizitoi per te dyten here vendlindjen ne vitin 2008, vizitoi banesat dhe varret e te pareve, ku per nder te tij u shtrua dhe nje dreke ne nje nga skajet me piktoreske te Qytezes.

 

REZERVATI  NATYROR I CANGONJIT

 

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në Rrethin e Devollit. ZM ndërkufitare e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazoret e mëdhenj,  si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia egër (Rupicapra rupicapra),  kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zonë e peizazheve tërheqës  me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.

 

PEISAZH I MBROJTUR TOKESOR NIKOLICE

 

– Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Devollit. ZM ndërkufitare me rëndësi për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë me ato të Greqisë. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zona e Nikolicës përfaqëson pyll i dominuar nga ahu (Fagus sylvatica) dhe i shoqëruar nga bredhi i Maqedonisë (Abies borisii regis) dhe më rrallë nga pisha e zezë (Pinus nigra) dhe qarri (Quercus cerris). Kati shkurror përbëhet kryesisht nga murrizi (Crataegus heldreichii), dëllinja e zezë (Juniperus communis), xerxela (Daphne mezereum) etj. Buzë pyllit takohen lajthishten (Corylletum avellanae), dardha e egër (Pyrus pyraster), ndërsa gjate rrjedhjes së përrenjëve takohen formacione me shelg (Salix ssp). Bimësia barishtore dominohet nga lloje tipike të ahishteve Fagetum ssp, Asperula odorata, Oxalis acetosella, Calamintha grandiflora, Euphorbia amygdaloides, Luzula sylvatica, Mycelis muralis, Sanicula europaea, Thalictrum aquilegifolium, Lilium martagon, Hepatica triloba etj. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazorët e mëdhenj, ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhija egër (Rupicapra rupicapra),  kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Zonë me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.