…Devolli ynë, një minierë visaresh pafund…
Devolli ynë, sot Bashkia Devoll me kryeqendër qytetin e Bilishtit, shtrihet në skajin juglindor të Shqipërisë. Natyra a Zoti, a bashkë Natyra e Zoti, kanë mbushur sofrën e Devollit, plot e përplot.
…Në Grykën e Cangonjit, atje ku lumi Devoll gjarpëron për të lënë luginën e begatë të Devollit dhe për të ushqyer e mbushur me jetë Fushën e Korcës, të fton e të grish e të josh krahina hambar-plotë e Devollit…
…Shpella e Trenit në Grykën e Ujkut buzë Prespës së Vogël, Pikturat Prehistorike tek Shkëmbi Nuses, Dumat ilire të Gradishtës së Shyecit, Kalaja e Trajanit(Trojanit), Pelioni I Lashtë(Piluri), Kalaja e Gradishtës, Kalaja e Vendtrokut, Muri i Mokut, Kalaja e Bilishtit(Kokëgllavës), Kisha e Shën Kollit, Ansambli Muze i Bilishtit, Gurët Mumje të Trenit, Guri i Ariut, Burimet e Progrit, Ahishtja e Shën Konstandinit, Pylli i Shën Thanasit, Dushkaja e Dobërgorës(Dobërgurit), Ahishtja e Bradvicës, Bredhi i Vishjes, Plepat e Pilurit, Rezervati Natyror i Cangonjit, Peizazhi I Nikolicës, shtëpia muze e Marigo Pozios, Menkulasi i Dritëroit, Guri i Cjapit, Stena e Stambos, Lumi Devoll me burimet e tij, Qyteza e Sinica, Arrëza, Vidëhova e Koshnica, Zicishti, Suli, Hoçishti e Progri, Morava e Gramozi, Liqeni i Prespës së Vogël, SatriVaçi(Stari Vraci, Sveti Vraci), Inonishti, Pylli i Dëbravës(Dubravës) etj.-të urojnë mirëseardhjen.
Dhe pastaj,devollinjtë-duarartë e punëtorë, me doket e zakonet tradicionale, me veshjet e folklorin aq të pasur, me këngët e vallet, me Devolliçen e vallen Dardhare, me vallen e Ali Arapit, me vallen e Osman Takës, me përrallat e rrëfenjat, me mitet e legjendat…Dhe pastaj, devollinjtë duarplot e zemërplot, me sofrën e madhe të shtruar e mbushur plot e përplot, me shpirtin si deti-të gjerë, pafund e paanë si qielli,të presin tek pragu i derës…

 

HISTORIA E POPULLIT TE DEVOLLIT

 

“ Kudo qe jam ne Shqiperi …edhe sot une degjoj goditjen e tokes se Devollit…me ndjek gjithnje, me ndjek ferferima e fleteve, me ndjek cicerima e zogjve, me ndjekin pikat e shiut qe bejne pik pik ne strehe, me ndjek gurgullima e lumit  te Devollit, me ndjekin kenget e vallet neper dasma… me ndjekin te gjitha keto…”( shkeputur nga intervista me Dritero Agollin).

Historia e Devollit eshte po aq e vrullshme dhe e pandare nga ajo e popullit shqiptar. Devolli duke qene gjeografikisht ne skajin me juglindor te Shqiperise(kufizohet me 83 km ne vije kufitare me shtetin fqinj,Greqine) perben nje pozite te rendesishme strategjike sepse neper te kalon rruga kombetare qe lidh Shqiperine Juglindore me Greqine Veriperendimore, e cila siguron kushte per zhvillimin ekonomik me interes te perbashket te dy vendeve. Per me shume se 2000 vjet populli I Devollit ka luftuar per te mbrojtur qenien e vet, per te qene i lire e I pavarur, e ne kete lufte te mbijeteses ka krijuar tradita me vlere materiale dhe kulturore te cilat edhe sot perbejne nje fakt te pakundershtueshem nepermjet monumenteve te kultures antike si edhe ekzistencen e hershme te popullit  te Devollit. Me krijimtarine e mrekullueshme popullore te kesaj treve, te zbuluar nepermjet kerkimeve arkeologjike ne Tren, Vranisht, Ventrok, Qyteze, Bilisht etj, shprehet lufta dhe perpjekjet e ketij populli I cili ze nje vend te merituar ne historine e hershme te popullit shqiptar. Populli I zones se Devollit qe ne hershmeri ka shpalosur me dinjitet heroizmin e tij ne lufte kunder invazioneve te huaja si ato romake, sllave, osmane e deri tek ato italo-gjermane te Luftes se Dyte Boterore. Devollinjte shquhen per njerez te urte, punetore,te dashur dhe mikeprites, nje populli I paqte dhe I kulturuar.

Te dhena te pergjithshme:

Rrethi I Devollit me qender qytetin e Bilishtit ben pjese ne Prefekturen e Korces se bashku me rrethet si: Korce(me qender qytetin e Korces), Pogradeci(se bashku me qender qytetin e Pogradecit), Kolonja( me qender qytetin e Ersekes).

Te dhena per rrethin e Devollit:

Rrethi I Devollit ka nje siperfaqe prej 500 km2, nje popullsi prej 43.528 banore, me densitet 90 banore/km2,  ka si kryeqendren e rrethit qytetin e Bilishtit, perbehet nga 1 bashki, 4 njesi administrative dhe 45 fshatra.

I.Njesia Administrative e Mirasit

  1. Mirasi(Bozhigradi)

  2. Vidohova

  3. Ceta

  4. Qyteza

  5. Sinica

  6. Nikolica

  7. Arreza

  8. Koshnica

  9. Suli

  10. Zicishti

  11. Gjyrezi

  12. Menkulasi

  13. Fitore

  14. Poncara

  15. Bracanji

  16. Dobranji

II.Njesia Administrative Komuna Qender Bilisht:

  1. Qyteti I Bilishtit

  2. Vishocica

  3. Kapshtica

  4. Bitincka

  5. Treni

  6. Verniku

  7. Buzeliqenasi(Zagradeci)

  8. Poloska

  9. Kurila

  10. Tresteniku

III.Njesia Administrative Proger:

  1. Progeri

  2. Mancurishti

  3. Cangonji

  4. Vranishti

  5. Piluri

  6. Bitincka

  7. Rakicka

  8. Shyeci

IV. Njesia Administrative Hocisht:

  • Hocishti

  • Ecmeniku

  • Stropani

  • Babani

  • Graca

  • Verleni

  • Grapshi

  • Cipani

  • Bradvica

  • Borshi

Si  rreth me vete Devolli eshte ndare nga ai i Korces me 25 Qershor  te vitit 1992. Me kete ndarje I’u shkeput fshati Dardhe qe plotesonte numrin e 46-te te fshatrave.

Te dhena gjeografike per rrethin e Devollit:

  1. Ky rreth Shtrihet ne skajin me juglindor te Shqiperise. Ne veri, veriperendim dhe perendim kufizohet me rrethin e Korces, respektivisht nepermjet lartesive qe zbresin ne liqenin e Prespes dhe kurrizit te Moraves. Ne jugperendim kufizohet me rrethin e Kolonjes nepermjet pjerresive verilindore te malit te Gramozit. Ne juglindje, lindje dhe verilindje kufizohet me Republiken e Greqise pergjate nje vije kufitare prej 83 km(81.9 km tokesore, 1 km liqenore dhe 0.1 km lumore), ku ngrihen lartesite mbi  Nikolice, Arreze, Qyteze, Vidohove, Kapshtice, Verrnik, Rakicke, deri ne lartesine e Llapashtices. Nepermjet grykes se Cangonjit lidhet me fushen e Korces. Pjesa juglindore e rrethit te Devollit eshte kodrinore. Fushat jane te ngushta dhe ndodhen ne te dy anet e lumit Devoll. Pjesa  veriore eshte e sheshte dhe perben fushen e Bilishtit, e cila kufizohet ne thellesi me lartesi mbi 1000 m. Ne lindje ndodhet gryka e Kapshtices nepermjet se ciles kalon rruga automobilistike per ne Follorine te Greqise.
  2. Terreni: Lartesia me e madhe mesatare e rrethit te Devollit eshte 1380 m mbi nivelin  e detit. Fusha e Devollit me lartesi mesatare 900 m mbi nivelin e detit rrethohet me male e kodra. Ne anen perendimore  ngrihen lartesite e kurrizit te Moraves me lartesine me te madhe 1806.8 m. Nga ana lindore ngrihen lartesite e maleve te Vojskovarit 1537.7 m, te Rukes 1234 m, te Pllashovecit 1443.3 m. Nga ana veriore ngrihen lartesite e maleve te Golinit 1326.4 m, M.i Qafashtices 1494.9 m. Nga ana jugore ngrihen lartesite e maleve te Pacoroves 1148 m, Bidos 1314 m etj. Fusha e Devollit pershkohet nga lumi Devoll me deget e tij kryesore si: LLofka, Qyteza, Vidohova, Zicishti etj. Nentoka e rrethit te Devollit ka burime minerare si hekur-nikel ne Bitincke dhe rere qelqi ne Zicisht. Ka mjaft lende inerte ndertimi si argjil per prodhimin e tullave, tjegullave dhe eneve prej balte ne Bradvice, Verlen etj. Rrethi I Devollit pershkohet nga rruga kryesore qe lidh Shqiperine Juglindore me Greqine, e cila kalon nga gryka e Cangonjit, Bilisht dhe shtrihet pergjate grykes se Kapshtices dhe del ne Follorine te Greqise.
  1. Devolli eshte I rrethuar me kodra e male mjaft te gjelberuar ku vendin kryesor e ze vargmali piktoresk I Moraves. Bilishti shtrihet ne pjesen e pjerresive juglindore te kodres se Kalase. Pastertine dhe hijeshine natyrore rrethit te Devollit ia shton gjithe shpati lindor I vargmalit te Moraves duke qene I pyllezuar e me burime te shumta ujore te pastra. Vende te bukura turistike natyrore ne rrethin e Devollit permendim: Rezervatin e Cangonjit dhe Poloskes, ahishten e Bradvices me Shen Kostandinin etj. Liqeni I Prespes se  Vogel qe ndodhet ne afersi te fshatit Zagradec  eshte mjaft terheqes dhe gjate veres vijne vizitore te shumte.
  2. Klima dhe temperatura: Klima ne kete zone eshte e karakterit kontinental, e ngrohte ne vere dhe e ftohte ne dimer, me luhatje te vogla temperature dhe teper e shendetshme. Muaji me i ftohte eshte janari me temperature mesatare  shumevjecare 0.4 grade C, ndersa me I ngrohti eshte gushti me 20.6 grade C.
  1. Rreshjet: Pergjithesisht Devolli ka mot te thate, lageshtia relative mesatare vjetore eshte 68%. Rreshjet vjetore shkojne rreth 744.7 mm. Muaji me me shume rreshje eshte nentori(104.9mm) pastaj dhjetori, janari dhe shkurti. Vera zakonisht eshte e thate dhe gjate saj bien rreth 14% e rreshjeve vjetore. Ne ditet me debore trashesia e saj shkon deri ne 38-39 cm.

      2. Ererat: Ato fryjne per nga drejtimet ku horizonti eshte me I hapur. Mbizoterojne ererat jugperendimore dhe ato veriore. Ndikim ne klimen e Devollit kane edhe ererat lokale ku nga me te njohurat jane kosturka dhe malishta e cangonjarka( ose devollka).

  1. Flora dhe Fauna: Flora ne rrethin e Devollit perfaqesohet nga druret konifere si lisi, ahu etj. Fauna eshte e pasur me kafshe si ujku, dhelpra, ariu, derri eger etj. Nga shpezet permendim thellezen, skifterin, fazanin(ne rezervatin e Cangonjit dhe Poloskes), pelikani bardhe( ne liqenin e Prespes se Vogel). Rezervatet e Cangonjit dhe Poloskes jane shume piktoreske te pasur me pyje te gjelber e te shumellojshem  dhe me burime ujore te pastra ne cdo stine. Ata sot shfrytezohen si nga fshatrat perreth edhe nga qytetaret e Bilishtit per te kaluar fundjaven.
  2. Ekonomia: Devolli eshte nje zone ku prioritet te larte I jepet zhvillimit bujqesor dhe blegtoral.  Fusha e Devollit shquhet per pjellori. Kulturat me te perhapura bujqesore jane: gruri, elbi, misri, fasulja, pataja, panxhari sheqerit etj. Prodhime te bollshme te nje cilesie te larte merren nga perimet si domatja, lakra, specat(piperkat), preshte, patatet, sidomos qepet e Mirasit (Bozhigradit), gjithashtu dallohet per prodhimin e frutave si: mollet, kumbullat, ftonjte, manat, arrat, qershite, rrushi (ne oborret e shtepive dhe ne vreshta ).Ne Devoll eshte mjaft e zhvilluar edhe blegtoria,rriten rraca lopesh si  laramane dhe xhers, dhen, dhi.  Si kafshe pune perdoret kali, mushka, gomari si dhe kau per te leruar tokat.

TE DHENA HISTORIKE

 

  1. Shtrirja e hershme e zones se Devollit:

Devolli qe ne hershmeri eshte shtrire ne cepin me te larget te trojeve ilire, ne ate zone ku kjo treve kufizohej me shtetin maqedonas  duke bere pjese ne trojet Desarte ose Enkelease.

Prejardhja e emrit DEVOLL: 

Thuhet se zona e Devollit e ka marre kete emer nga sllavishtja “DEABOLIS=ku te dhemb”, nepermjet evoluimit ka sjelle fjalen Devoll. Ndaj sllavet (gjate sundimit ne kete treve) shprehjen karakteristike te kesaj zone “E kam dhemke” e cila shprehte dashurine dhe mallin per vendlindjen dhe njerzit e afert e kane perdorur per te emertuar kete popull te dashur dhe fisnik, ne gjuhen e tyre. Emri DEVOLL vjen si simbol i ketij populli shume puntor ne bujqesi dhe blegtori, popull I heshtur, fjale pak, I papertuar, pa pretendime, ai ka qene i preferuar e I lakmuar si argat brenda vendit dhe sidomos ne shtetet fqinje. Ka mendime te hershme se njerzit e kesaj zone i kane thirrur me emrin simbol te punes ne gjuhen maqedonase-voll (I thone kaut), de-i thone ec (duke u bashkuar ato dhane fjalen Devoll).

Versione mbi vendndertimin e perhershem te Devollit:

Ky popull eshte shume I vjeter, deri me sot histografia shqiptare dhe ajo e huaj nuk e kane zgjidhur ende daten e themelimit te Devollit dhe ndertimin e tij. Mund te themi se ne fillim te shekullit te XX-te fshataret e Mborjes vazhdonin te quanin germadhat e nje qyteti ne afersi te fshatit te tyre Devoll i Vjeter. Bazuar ne gjetjet arkeologjike hamendesojme se

Devolli qe permendet ne dokumenta ka ekzistuar deri ne mesin e shekullit te XIII, ndoshta dhe me vone dhe se ishte ngritur ne vendin e fshatit te sotem te Mborjes . Ai duhet te jete shkaterruar nga dyndjet e para osmane bashke me qytetet e tjera te ngritura ne fushen e Korces te quajtur deri ne fillim te shek.XIX-te “Devoll I Madh”. Nje permendore e ketij qyteti te lashte eshte sot kalaja mbi majen e malit te Mborjes. Nga kjo dalim ne arsyetimin  se pas shkaterrimit, banoret jane zhvendosur pertej malit te Moraves ne lindje ne nje ose disa vendbanime duke mos harruar emrin e qytetit ne shenje prejardhje dhe per ta perjetesuar ate  vendqendrimin e quajten me emrin Devoll.

 

Versione te mundshme te prejardhjes te emrit Bilisht:

Bilishti, kryeqendra e Devollit,duke qene ne nje pozicion kyç prane nje gryke te volitshme per levizjen e njerezve ne te dyja anet (Greqi-Shqiperi dhe anasjelltas) qe ne hershmeri filloi te zhvillohej si qender e vogel urbanistike. Ne nje koder afer qytetit te sotem ndodhen rrenojat e nje kalaje ilire. Per qytetin e Bilishtit hidhet hipoteza se fillimisht mund te jete shtrire ne vendin e quajtur “Sellce” (rreth 1 km) ne perendim te qytetit te sotem. Prova per kete percjellin zbulimet e bera gjate germimeve ne Sellce si: mure, themele ndertesash si dhe mjaft varre. Banoret e “Sellces” mundet  qe per arsye ekonomike dhe tregetare te jene zhvendosur afer rrugeve kryesore. Nje pjese e tyre u vendosen ne afersi te Çezmes se Madhe ku ndodhej dhe nje lis i madh (ku mbi bazen e tij jepet edhe nje version per marrjen e emrit Bilisht) dhe pjesa tjeter e banoreve u vendos ne Bitincke e Proger(kete e bejne te mundshme mbiemrat e gjetur ne mbishkrimet e varreve qe perkojne me mjaft mbiemra ne Bilisht, Proger dhe Bitincke).

 

Edhe per emrin Bilisht ka versione :

  1. Thuhet se fjala Bilisht rrjedh nga latinishtja bel= I bukur, Belishta= I bardhe
  2. Nje e dhene tjeter vjen se Bilishti emrin e ka marre nga theniet e banoreve te hershem. Devollinjte edhe sot e kesaj dite perdorin parashtesa si: bi dhe dë, kur tregojne vende ose objekte, psh-bi fshat, dë mal etj. Mbi koder ku ngrihet qyteti ka qene nje lis I madh shumeshekullor. Kur pyeste ndonje qytetar se ku do te shkonte, ai pergjigjej: “bi lis”, me vone ky emer mori prapashtesat dhe filloi te quhej Bilist-Bilisht.

Qytete te hershme ne zonen e Devollit:

Sipas te dhenave historike, ne treven e Devollit ka pasur edhe qytete te tjera me emer. Ne hershmeri ne kete drejtim te rendesishem gjeografik jane zhvilluar luftera te medha ne koherat e mbretit Roman te quajtur Trajan, i cili ka shkretuar  kete vend duke prishur edhe nje qytet te madh me emrin Ventrok i cili niste nga fshati I sotem Tren  dhe mbaronte  ne fshatin e sotem Pilur. Kete e deshmojne monumentet dhe qypat  per te mbajtur vaj, te gjetur ne keto vise. Lufta per shkaterrimin e qytetit Ventrok ka ngjare para se te pushtoheshin keto vende prej sllaveve. Thuhet se nga banoret e ketij qyteti kane mundur te shpetojne vetem dy vellezer prej te cileve njeri u vendos ne fshatin Plase( rrethi I Korces) e tjetri  ne Bilisht. Ata kane mbetur pas ikjes se Romaneve deri ne vershimin e osmaneve(1430-1432) ne krahinen e Devollit. Diku afer grykes se Cangonjit ka qene qyteti I njohur ilir I Pelonit, kryeqender e fisit ilir te Desarteve(sot fshati Pilur). Historianet flasin se prane kesaj gryke kane ndodhur ngjarje me rendesi ta madhe historike: prane fshatit Pilur(Pelonit) ka luftuar Aleksandri I Madh me mbretin e Ilirise, Bardhylin, ne vitin 393 p.e.r. Ne vitin 355 p.e.r kane luftuar iliret te udhehequr nga Kliti I Enkeleasve (I biri I mbretit Bardhyl) I mbeshtetur nga Glankia I Taulanteve.

Hershmeria e zones se Devollit, kalimi neper fazat historike deri ne ditet tona:

Devolli ka mjaft zona arkeologjike qe sjellin fakte per nje vendbanim te hershem. Pozita e favorshme gjeografike dhe kushtet e mira klimaterike te zones se Devollit kane qene favorizuese qe ne kohet e lashta. Pikerisht ne kete pellg jane zbuluar stacione te shumta prehistorike te epokes neolite dhe oneolitike. Kete e tregojne gjetjet arkeologjike nga nje periudhe ne tjetren duke filluar nga enet prej balte deri ne ato prej bronxi.  1.Epoka e Bakrit(3000-2100 p.e.r, te cilen e verteton vendbanimi I zbuluar ne fshatin Tren nepermjet  gjetjes se veglave te punes prej guri, briu dhe prej bakri). 2.Epoka e Bronxit(2100-1100 p.e.r). Kete epoke ne pellgun e Devollit e vertetojne kerkimet arkeologjike te bera ne shpellen e fshatit Tren, buze liqenit te Prespes se Vogel. Gjetja e sendeve dekorative dhe mjeteve prej bronxi shenon epoken e zhvillimit te metejshem te metalurgjise primitive. Epoka e bronxit perben zanafillen e kultures Ilire ne Devoll.3. Epoka e Hekurit(1000 p.e.r eshte epoka gjate te ciles shoqeria ilire arriti shkalle me te larte te zhvillimit ekonomik ,kulturor dhe politik.Kjo epoke lindi nje tip te rri vendbanimesh qe perfaqesonin kapjen e lartesive te kodrave dhe maleve te cilat u fortifikuan ne mure mbrojtes dhe gure te paperpunuar.Keto fortifikime ne rrethin e Devollit gjenden si  element mbrojtes te vendbanimevene Shuec, Tren, Bilisht dhe Qyteze.4.Periudha e dyte e hekurit(500 p.e.r deri ne fillim te eres sone). Kete perjudhe ne rrethin e Devollit e vertetojne germimet arkeologjike te bera ne kodrat e Goricave te fshatit Tren,te cilat vertetojne zhvillimin e jetes qytetare urbane ilire. Ne vendbanimin shpellor te Trenit jane gjetur  dhjetra fragmente qeramike te prodhuara me cark (datojne ne vitet 750 p.e .r). vlera te tjera te kultures ilire ne Devoll vertetohen edhe nga gjetja e stolive trupore si byzylyket e trashe,vareset e ndryshme, rruaza dykonike etj.

Rilindja Kombetare: gjate kesaj periudhe(1830-1912), devollinjte kane dhene ndihmesen per clirimin nga zgjedha turke duke marre pjese ne luften clirmintare perkrah zonave dhe krahinave te Shqiperise duke krijuar ceten e pare ne vitin 1911. Mjaft devollinj patriote si Hasan Bitincka, bashkefshatare te tij si dhe patriote nga fshati Vranisht, Baban, Proger, Hocisht etj u bene pjestare te cetave te Spiro Ballkamenit, Qamil Panaritit, Themistokli Germenjit, dhe pjesa me e madhe u vu nen komanden e Kajo Babienit. Kryengritjet e viteve 1909-1911 lekunden pozitat e pushtuesit osman dhe ne vitin 1912 (shpallja e pavarsise) vala e tyre mori perpjestime te medha si ne gjithe Shqiperine edhe ne zonen e Devollit. Me 1916 Devolli bente pjese ne krahinen autonome te Korces nen veteqeverisjen e kryesuar nga Themistokli Germenji. Gjate viteve 1918-1920 devollinjte luftuan per mbrojtjen e teresise tokesore nga pushtuesit greke dhe italiane. Gjate luftes italo-greke(viti 1940) populli I Devollit mbajti qendrim perkrahes kundrejt ushtrise greke qe ato moment bente nje lufte per mbrojtejen e trojeve te veta.

Momente nga lufta italo-greke ne zonen e Devollit

Zona e Devollit per shkak te shtrirjes gjeografike ne skajin me juglindor te Shqiperise ne kufirin  me shtetin grek(gryka e Kapshtices), krijoi kushte qe te ngrihet nje rruge nacionale Kapshtice-Bilisht-Cangonj, dhe te nje drejtimi te shkurter si: Kostur(Greqi)-Dardhe(Devoll I Siperm)-Korce, per kete arsye kjo zone ka qene arene luftrash e perpjekjesh per pushtim.  Mesi I veres se vitit 1940 ishte ogurzi dhe paralajmeroi nje shkaterrim qe do te vinte shpejt mbi Devollin dhe pikerisht ne gryken e  Cangonjit, qe eshte fshati I pare I krahines. Ne luginen e Devollit ishin perqendruar trupat e kembesorise te Divizionit “Venecia”,  “Piemonte”, “Parma” etj duke bere qe kjo krahine te shnderrohej ne arene lufte midis fashizmit Italian dhe shovinizmit Grek. Populli  zones se Devollit  mbeshteti  luften kunder fashisteve italiane dhe nazisteve gjermane si materialisht por edhe me pjesemarrje ne formacionet luftarake partizane. Mijera te rinj dhe te reja mbushen radhet e cetes “Morava”, “Fuat Babani”, etj. Per clirimin e zones se Devollit, qytetit te Bilishtit, korces dhe gjithe Shqiperise, flijuan jeten 162 deshmore. Devolli ka edhe heronjte e vet te popullit, njeri prej tyre eshte Fuat Babani, emrin e te cilit mban sot gjimnazi I qytetit te Bilishtit.

Clirimi I qytetit te Bilishtit:

Me 13 tetor 1944 u krijua nje shtab operativ per drejtimin e luftimeve qe te cliroheshin qytetet  si Korce, Bilisht, Leskovik dhe Kolonje e cila do drejtohej nga komanda e Brig. II  me komandant Beqir  Ballukun. Keshtu ne pasditen e 24 tetorit u clirua qyteti I Korces. Ne mengjesin e 25 tetorit 1944 te ndihmuar dhe nga forcat territoriale te fshatrave rreth Bilishtit armiku u terhoq ne panik ne drejtim te Zagradecit per te kaluar gjate anes  verilindore te Liqenit te Prespes se Vogel per te dale ne Greqi e me pas Jugosllavi. Gjate terheqjes ne panik nga qyteti i Bilishtit la mjaft armatime e municione. Ne thellesi te terheqjes beri  rezistence por  forcat e batalionit te dyte munden qe nepermjet  zjarrit te fuqishem e trimerise se partizaneve arriten t’i thyenin ata dhe me ne krye komandant Emin Shkembin u vu ne ndjekje pertej kufirit ne fshatin Drenove (Greqi) ne verilindje te Zagradecit kur data shenonte 26 Tetor 1944. Ne keto luftime partizane 15 vjecari Xhevat Poloska luftoi me trimeri, ai per  te shpetuar jeten e shokeve u hodh mbi nje mitroloz armik dhe e bllokoi ate me trupin e vet duke u bere keshtu simbol  heroizmi per te rinjte Devollinj. Per kete arsye clirimi i qytetit te Bilishtit dhe te gjithe rrethit festohet me 24 Tetor te cdo viti.

Ne baze te regjistrit te Komitetit te Veteraneve te rrethit Devoll, deshmore te Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare deri ne clirimin e vendit numeroheshin 162, pas clirimit jane shtuar edhe 29 te tjere, ne baze te te dhenave qe disponojme.

Momente pas clirimit te rrethit te Devollit: Si mbare populli shqiptar dhe ai i Devollit regjimi totalitar e perbuzi si zone mjaft familje u perbuzen dhe u persekutuan ndaj edhe me permbysjen e diktatures Devolli ishte nder te paret qe mbeshteti mendimin e ri demokratik. Devolli me shpirtin e tij fisnik paqedashes e demokrat mbeshteti gjithe ata njerez qe kane punuar e punojne per nje demokraci te vertete. Populli I Devollit qe ne kohen e diktatures kishte kerkuar qe te behej rreth me vete por kerkesa e tyre binte ne vesh te shurdhet. Pas ndarjes administrative ne rrethin e Devollit u krijuan :Komisarjati I Policise me 12 shtator 1992 dhe nga 1 janar 1993 filloi te kryeje misionin e tij i pavarur nga Korca. Ne trazirat e muajit mars 1997 populli i qytetit te Bilishtit dhe gjithe Devolli ne ato dite rremujash e pasigurie diti dhe e tregoi veten se eshte fisnik e i qyteteruar. Nuk u prish dhe as u shkaterrua asnje institucion shteteror e prone private. Poeti dhe shkrimtari I madh Dritero Agolli ne nje takim te Shoqates Atdhetare Kulturore “Devolli “tha:…Ne qofte se ne Shqiperi do ti kushtohet nje permendore punes, ne krye te saj duhet te zere vend  devolliu”, pasi ne kete situate qe kaloi vendi, ai diti te vleresoje punen dhe djersen e vet. Ai tregoi se nuk eshte vetem puntor i madh, por edhe shume fisnik e me kulture te gjere. Mjaft domethenes jane vargjet e Driteroit te madh: “Dhe ky plis ngahere ish i forte…Shkoi ne Evrope , brodhi ne Azi…Por kudo nga floket gjer ne thonjte mbeti Devolli…”.

Te dhena per disa rrethina te Devollit:

Piluri: Eshte nje fshat me vendbanim mjaft te hershem, me histori te vjeter e te re dhe me nje popullsi patriote e me kulture. Ne vitin 332 para Krishtit, ka qene qytet. Historianet e vjeter e kane permendur emrin Pilion.  Aty ka qene edhe kufiri qe ndante Ilirine e Mesme prej Maqedonise gjithashtu eshte bere nje lufte e rrepte midis ushtrise se Aleksandrit te Madh dhe djalit te mbretit Bardhyl, Klitit. Ky qytet u prish dhe u dogj nga Aleksandri I Madh ne vitin 332 para Krishtit dhe qytetaret u shperndane neper Iliri por shumica u perqendrua ne fshatin Plase.

Vranishti:  Ky fshat shtrihet ne gjeresite lindore te malit te Moraves dhe eshte nje vendbanim mjaft i vjeter pasi kete e vertetojne gjetjet e sendeve prej qeramike dhe guresh te gdhendur ne afersi te fshatit te cilat I perkasin kohes antike. Vranishti shquhet per traditat e mbartuara kulturore e aq  me teper per kenget dhe vallet popullore te zones (thuhet se cdo vajze qe behej nuse ne Vranisht, pyetej nese dinte te kendonte e te kercente valle). Nder fiset me emer te ketij fshati permendim  ate te Kondeve( Ali Kondi, Artist I Merituar dhe Nevruz Kondi) te cilet kane cuar me tej traditen e fshatit e te Devollit me kenget folklorike. I degjuar ne keto ane ka qene dhe Bana I Vranishtit(xhaxhai Ali Kondit) si kengetar virtuoz I cili ka incizuar kenge popullore qe ne vitin 1930).

Menkulasi: Shtrihet  ne fushen e siperme te Devollit  dhe eshte nje popull me tradita te hershme patriotike dhe liridashese. Ne kete fshat kane qene strehuar cetat e Cerciz Topullit dhe Mihal Gramenos, ka qene baze e cetes se Moraves dhe Batalionit “Fuat Babani”. Ne Menkulas ka lindur dhe shkrimtari dhe poeti i madh Dritero Agolli I cili veprimtarine e tij letrare dhe gjenezen e fryemezimit poetik e ka nisur ne kete fshat.

Fitore: Edhe ky fshat shquhet per traditat atdhetare dhe trashegimin e tyre brez pas brezi. Dhe ketu ka qene strehuar ceta e Cerciz Topullit. Mjaft banore te tij kane qene pjesmarres ne luften e Vlores (1920). Ky fshat eshte djegur dy here nga fashistet dhe eshte ringritur perseri.

Progeri: Ne baze te germimeve arkeologjike, del se ka qene banuar  qe ne periudhen e hekurit(1000 vjet p.e.r). Fshati ka ndihmuar luften per liri dhe pavaresi, cetat e Themistokli Germenjit  e Spiro Ballkamenit. Me 1908 ne kete fshat eshte celur shkolla e pare ne gjuhen shqipe.

Bitincka: Ky fshat behet i degjuar ne periudhen e sundimit Osman pasi ka nxjerre luftetare dhe heronj lufte si Hasan Bitincka(Hysi), Zija Kambo etj. Sipas te dhenave burimore deri ne fund te shek. 18. Fshati ka qene poshte, gati ne juge ku ndodhet edhe sot ne rrugen nacionale Bilisht-Korce. Vendi aty ka qene shume I ujshem, per ta lene kete vend u be shkak dhe nje permbytje nga lumi Devoll. Banoret e asaj zone zgjodhen vend me te sigurte e te forte, pikerisht aty ku eshte vendosur fshati sot.

Treni: Fshat prane liqenit te Prespes se Vogel dhe me nje vendbanim te hershem. Buze liqenit, tek Gryka e Ujkut eshte zbuluar nje vendbanim prehistorik. Gjurmet e para te banimit ne shpelle jane disa copa enesh qe I takojne Neolitit te hershem. Shpella ka nje shtrese te pasur  kulturore te periudhes se bakrit, e cila jep teresisht tiparet e kultures neolitike. Shtresat e tjera kulturore I takojne bronxit te hershem e te vone te epokes se hekurit. Jeta ketu ka qene shume e zhvilluar pasi kjo deshmohet nga ngritja e murit rrethues me gure te papunuar e lidhje te thate, nga larmia e eneve dhe motiveve te qeramikes se pikturuar devollite. Jane gjetur dhe fragmente enesh te stilit devolli  te punuara ne cark, te cilat perbejne deshmine me te hershme per perdorimin e carkut nga pocaret ilire.

Kapshtica: Ne vitin  1920 ne gryken e Kapshtices patriotet shqiptare u ndeshen me shovinist greke per vijen kufitare. Ketu eshte nenshkruar protokolli shqiptaro-grek I Kapshtices per caktimin e kufirit shqiptaro-grek te zones. Protokolli u firmos nga ana e te dyja paleve. Pas luftimeve dhe betejave, ne tetor 1944 fshati u clirua.

Zicishti: Shtrihet ne Devollin e Siperm, ne kodra rreze malit te Moraves. Eshte vendbanim I hershem dhe ne afersi te tij nxirret rera e qelqit. Vendasit kane gjetur nje varke prej druri ne thellesi te reres, gje qe flasin se vendi ne hershmeri mund te kete qene  edhe I lundrueshem. Ruan veshjet tradicionale popullore te Devollit te Siperm.

Qyteza: Fshat ne thellesi te Devollit te Siperm shtrihet ne luginen midis kodrave te Padishtes dhe Korijes ne mes tyre gjarperon nje lume I vogel I cili derdhet ne degen kryesore te lumit Devoll rrjedh nga Arrza here I qete dhe here I zhurshem.Ne vitin 1934 fshati kishte 140 shtepi me vone filloi te pakesohej.Me 1930 te rinjte e fshatit Qyteze ngriten shoqaten sportive –kulturore “Dega e Shoqerise Perparimi”me mission per dhenien e kontributit per ceshtjen kombetare dhe gjallerimin e jetes kulturore sportive ne fshat.Qytezaret kane qene nder te paret qe kane ngritur shkollen shqipe ne Devoll ne vitin 1989.Fshati qyteze ka nxjere mjaft njerez te pushkes te penes dhe kultures si Pavllo Samsuri vellezrit Belushi veterania e Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare.

Hocishti:KY fshat shtrihet 7 km ne perendim te qytetit te Bilishtit ne faqen lindore te malit te Moraves.Fshati eshte ngritur shume heret por duke iu referuar  te dhenave burimore turke del se ne vitet 1566-1574 ka pasur rreth 107 shtepi me nje popullsi prej 800 frymesh.Emri Hocisht e ka prejardhjen sipas ketyre versioneve  me afer te vertetes.Bashkefshataret hocishtare njihen e cilesohen per mardhenie mjaft te mira midis tyre ne mes te fshatit ndodhet nje treg I vogel I ndertuar ne fund te shekullit xx.Shkolla e pare shqipe ne Hocisht eshte celur me 1921 fshati Hocisht cilesohet per nje pjesmarje te gjere ne Luften Nacional Clirimtare  si fshat me culture e tradite atdhetare ka nxjere mjaft personalitete me permasa kombetare dhe nderkombetare te shquar ne fusha te ndryshme.

Te dhena historike per fene:

  • Satrivaci (Hocisht), (Shen Argjendet Kozma e Damian).

Shen Anargjendet Kozma e Damian ishin vellezer nga Azia, ishin te dy mjeke dhe prandaj  u quajten Anargjende sepse mjekonin falas. Kozmai dhe Damiani rridhnin nga nje familje e pasur ata qe te vegjel kishin nje mencuri prej te moshuari qe i mahniste te gjithe. Kur shkuan per te studiuar ne Athine per mjekesi njihnin dy rruge: ate qe te conte tek kisha dhe ate qe te conte ne shkolle, qe te dy perfunduan studimet dhe u diplomuan mjeke, profesion qe e konsideruan shume te larte dhe fisnik. Ata jetonin thjesht me pasurine qe u mbeti, per vizitat mjekesore nuk merrnin kurre te holla interesimi I tyre ishte jo vetem sherimi I trupit te te semurit, por edhe I shpirtit prandaj predikonin  kudo dhe kurdohere emrin e Krishtit. Ungjillizimin e shpirtit e konsideronin si gjene e pare e te domosdoshme. Me vepren e tyre qe nuk merrnin te holla nga te semuret kishin pushtuar gjith zemrat e njerezve ne zonen ku jetonin e me gjere. Njerezit nuk i therrisnin ne emra Damian e Kozma por Argjendare. Silleshin njelloj me te pasurit dhe me te varferit, punonin falas per te gjithe. Duke vepruar keshtu shenjtet u bene te denje per virtyte apostolike, ato virtyte qe perendia u dha apostujve te sherojne ne menyre te mrekullueshme, pa barera pa mjete te tjera sheruese por me hirin e shpirtin e shenjte sheronin te semuret. Shenjtoret kurre nuk thane se sherimet mrekulluese behen me fuqine e tyre por gjithmone nga besimi dhe lutja tek Perendia. Kur shenjtoret po benin turne ne vendet e Azise duke shfaqur bamirsine e tyre arriten ne vendin e quajtur Fereman. Atje Damiani u semur dhe fjeti me Zotin shpirtin e tij e morren engjejt dhe e cuan ne mbreterine e Perendise pas pak ditesh fjeti dhe Kozmai dhe shpirti i tij u cua nga engjejt te mbreteria e zotit.Shen Argjendaret edhe pas vdekjes kane bere mrekullira,mrekullite e tyre jane pare edhe ne vendin e quajtur “Satrivac”ne Hocisht te Devollit. Ne fshatin Hocisht rreth viteve 1820 ne nje koder ne perendim te tij besimtaret e krishtere ngriten nje kishe te cilen e quajten “Shen Argjendaret Kozma e Damian”. Vendi  I shenjte eshte bere shume i  njohur ne rrethin e Devollit te Korces e me gjere. Shume njerez me problem  shendetesore, pas faljes apo fjetjes jane gjendur te lehtesuar shpirterisht e te sheruar fizikisht. Populli u drejtohet atyre me lutjet e tij”Shen Argjende mrekulliberes doktore te pare te botes”.

  • “Inonishti”Tyrbeja e Kasem Babait (Kuci I Devollit)

Kasem Baba Sulltani me mision fetar nga Anadolli I Turqise erdhi ne Shqiperi ne vitin 1207 pas Krishtit per te perhapur Bektashizmin. Ai kaloi nga Kosturi dhe u vendos tek nje koder  e bukur plot lisa te larte e te mocem e me uje te ftohte ne jugperendim te fshatit Kuc te rrethit te Devollit. Nisur nga vendi mjaft i bukur e piktoresk Kasem Babai e quajti ate vend “Inonisht”.

Nga fundi I vitit 1907 duke u ndeshur me jezitet atij i’u pre koka dhe ashtu me koke te prere hipur mbi kale shkoi ne Kostur ku i del perpara Ali Babai dhe i thote: Ku vete keshtu me koke te prere o njeri I zotit?!! Ne ate moment Kasem Babai bie ne toke dhe po aty i bene varrin dhe tyrbene ku ndodhet edhe sot dhe quhet nga vendasit tyrbeja e Kasem Babait. Populli i kesaj zone Kasem Babain e ngriti dhe e perjetesoi ne kenge qe kendohetn edhe sot e kesaj dite. Besimtaret ne Inonisht ku ai ndenji e predikonte, i ngriten faltore tyrbe ne nje vend te bukur mbi kodrine nen hije te lisave duke I vene edhe nje pllake te madhe guri me mbishkrime qe mban daten 1207, e cila eshte edhe sot ne tyrbene e Kasem Babait. Qe nga ajo kohe besimtaret myslymane, por edhe te krishtere ne Inonisht shkojne per tu falur. Ne te thuhet se kane  gjetur sherim per shqetesimet e semundjet. Sherbetori i tyrbes se Kasem Babait, Imir Nesim Alevica tregon ngjarje te para vete por edhe te treguara nga paraardhesit e tij se njerezit qe besojne me shpirt tek Zoti kane gjetur shpetim kur kane erdhur e jane falur tek tyrbeja e Kasem Babait. Ne nje perpjekje kur greket ishin te shumte ne numer terheqja ishte ne drejtim te Inonishtit aty u rrethuan pas shume luftimesh,Xhemal Naked he Tefik Cakonji munden te dilnin nga rrethimi ndersa Qamil Nakja ngeli i rrethuar ai i kerkoi ndihme duke u falur Baba Kasemit mbeshtetur tek nje lis. Greket u bashkuan nga te gjitha drejtimet ne maje te kodres por Qemalin nuk e pane (ai ishte bere I padukshem). Mbasi iken ushtaret greke,Qamili shkoi ne Poloske mbasi tregon ndodhine, i  shoqeruar edhe nga te afermit e tij dhe ne perkujtim te asaj dite cdo vit therrte nje dem 3-vjecar dhe mishin e shperndante per te vobegtet. Ne Inonisht tek varri I Baba Kasemit vene mjaft njerez falen e gjejne qetesi shpirterore dhe lehtesohen e sherohen mjaft njerez qe besojne tek zoti.Aty vijne nga e gjith Shqiperia por edhe nga vende te tjera si Maqedonia,Greqia, Amerika etj.

  • Lumi I Devollit: Eshte pozicionuar ne Shqiperine juglindore e te mesme, dega kryesore e lumit Seman. Ka nje gjatesi prej 196 km buron nga shpati i Moraves dhe pasi kalon Mirasin del ne fushen e Bilishtit, ai merr edhe ujerat e perroit te Vidohoves lumin e Shagut dhe Zicishtit. Ne lindje te Bilishtit merr ujrat e perroit te Bilishtit,Hocisht,Babanit dhe kalon gryken e Cangonjit duke hyre ne fushen e Maliqit,bashkohet me lumin Osum ne afersi te Kucoves. Devolli ka prurje mesatare shume vjecare 49.5 m/sek.Prurjen maksimale me perseritje nje here ne 100 vjet e ka 1600m/sek.
  • Tre breza valltaresh te valles Devollice: Vallet popullore ne rrethin e Devollit jane te bukura dhe te shumta,por nje nga me te bukurat eshte vallja devollice. Ajo eshte nje valle e lashte e luajtur brez pas brezi e cila dallohet per dinamizmin, rritmin dhe elegancen. Vallja devollice eshte luajtur dhe luhet ne festa ne dasma dhe ne cdo gezim familjar, ajo eshte trasnmetuar brez pas brezi, duke u pasuruar  me elemente te rinj por edhe duke ruajtur gjenezen fillestare. Ne vitin 1957 ne Festivalin Folklorik Boteror ne Moske vallja devollice ishte nje perle ne larmine e valleve nga e gjithe bota dhe me te drejte u vleresua maksimalisht. Vallja devollice luhet nga e gjithe treva e Korces, ne vitin 1964 grupi I valltareve te fshatit Zvezde duke bere disa ndryshime te vogla, e qujten valle gorarce sepse keto dy valle kane dhene dhe kane marre elemente me nj-tj nder vite, por boterisht ne perfaqesohemi dhe identifikohemi kryesisht me vallen devollice.  Kjo valle ka pasur vleresime dhe duartrokitje jo vetem ne festivalet folklorike te Korces por edhe ne festivalin folklorik te Gjirokastres. Surpriza e valles devollice eshte kur u luajt nga femijet e vegjel.  Nje pune te mire po ben koreografi i apasionuar Agron Kordalli i cili punon pa u lodhur me grupin e femijeve, ky grup ka dhene shfaqje ne Bilisht, Maqedoni,Greqi  e me gjere. Vallja devollice e luajtur nga tre breza valltaresh ne kohe te ndryshme dhe nga mosha te ndryshme tregon me se miri se ajo ka rrenje te forta ne burimin popullor, eshte transmetuar me dashuri nga njeri brez ne tjetrin,eshte pasuruar me elemente te rinj qe ia kane rritur vlerat valles dhe perben nje shembull kuptimplote te rruajtjes se tradites sone kombetare dhe evoluimit te saj ne ditet e sotme.
  • Shpella e Trenit: Shpella e Trenit ne rrethin e Devollit e njohur ndryshe si ndodhet ne pjesen perendimore te liqenit te Prespes se Vogel dhe daton nga viti 6000 p.e.s, ajo vazhdon te studiohet edhe ne ditet e sotme per vlerat e saj historike dhe natyrore. Brenda shpelles gjate veres takohen koloni prej 2000-2500 lakuriqe nate por edhe specie insektesh dhe jorruazore te tjere, karakteristike e biotopit te shpelles. Kjo pasuri natyrore eshte marre ne mbrojtje  nga pushteti vendor me qellim rruajtjen nga demtimet si pasoje e aktivitetit privat te guroreve ne afersi te saj. Ne brendesi, shpella eshte e gdhendur me piktura te mrekullueshme murale prehistorike kryesisht me skena gjahu. Ajo perben nje kombinim te rralle te vlerave natyrore  dhe materialo-shpirterore. Eshte formuar nga procesi I karstit, pra nga tretja prej ujit e shkembinjve gelqerore te Trias-Jurasikut te cilet jane kapur nga disa shkeputje tektonike, per kete arsye shkembinjte jane teper te copetuar nga shkeputjet tektonike dhe kjo solli fundosjen  e Prespes se Vogel, ku u krijua liqeni me te njejtin emer. Relievi eshte kodrinor, e perreth shpelles malor, rreth 1400-1500 m mbi nivelin e detit(maja e Golines, 1465 m) ne malin e Ivanit. Banoret e njohin edhe me emrin shpella e Skordileves. Ka disa galeri ne te, por me e madhja eshte ajo e liqenit: 40 m e gjate dhe 5.50 m e gjere. Ne te jane gjetur qindra Rinolofidi , pasi korrenti i ajrit me hyrjen e shpelles dhe prania gjithnje e ujit krijojne kushte te pershtatshme. Pasurite ujore, pyjet e dendura, kafshet e egra dhe fushat prane saj me toka pjellore, ishin kushtet kryesore qe kushtezuan vendosjen e banoreve prehistorike ne kete shpelle.

 

Prek trashëgiminë🏛🇦🇱,”Kalaja e Trajanit”Ajo mban emrin e një perandori me origjinë ilire të Romës së lashtë, edhe pse rrënjët i shkojnë që në periudhën e hekurit. Kalaja e Trajanit, jo larg fshatit Tren të Devollit, është një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare që, për fat të keq, pak njihet nga publiku i gjerë.Kjo kala ishte një ndër më të mëdhatë në territorin e Ilirisë, duke u shtrirë në plot 22 hektarë, ndërsa muret e saj kanë një gjatësi të përgjithshme prej 3 kilometrash, siç shkruan edhe studiuesi i njohur Gjerak Karaiskaj në veprën e tij “5 mijë vjet fortifikime”. Trajan Decius identifikohet si një ndër perandorët e rëndësishëm të Romës së lashtë, edhe pse koha e shkurtër e qëndrimit në pushtet nuk ia lejoi të plotësonte historinë e tij. Perandori Trajan njihet për përballjet me Gotët, ballë të cilëve edhe u vra i tradhtuar. Megjithatë, historia e konsideron si një prijës të vetësakrifikuar për të shpëtuar Romën e lashtë. Drejtimi i tij është i lidhur jo thjesht me sukseset si ushtarak, por edhe si një drejtues i aftë e investues i mjaft objekteve të Romës së atëhershme.

Kalaja e Trajanit ndodhet ne kodren qe gjendet ne verilindje te fshatit Tren ne zonen e Devollit. Kjo është kalaja me e madhe e periudhes se pare te hekurit ne vendin tone. Ajo shtrihet ne nje territor prej 23 ha duke filluar qe nga maja e duke zene nje territor qe perfshinte trecerekun e kodres. Kodra ndodhet 1200 m mbi nivelin e detit. Pjesa jugperendimore e saj vjen e bute derisa ngjitet ne zonen me te larte qe ka formen e nje platforme te shështë te pershtatshme per banim, ndersa pjesa verilindore është krejtesisht shkembore dhe bie thike mbi liqenin e Prespes se vogel, Kalaja e Trajanit ndahet ne pese pjese prej mujreve qe e rrethojne. Rrethime te plota, ne fakt, formojne vetem muri me I poshtem dhe me I siperm. Dy muret e tjera mbeten te hapura brenda siperfaqes se kalase. Nga materialet e gjetura ne kala dhe ne afersi te saj, rezulton se ajo ka qene e banuar ne pjesen e pare te epokes se hekurit. Ne periudhen e dyte te hekurit, vendbanimi u braktis per t’u spostuar 1 km me ne perendim ne kodrat e gorices. Ne kohen e vone antike, kalaja e trajanit u rifortifikua por tani është reduktuar vetem ne pjesen e siperme te saj. Kalaja e Trajanit ruhet ne gjendjen ne te cilen është gjetur ne fillim dhe nuk është konstatuar deri me tani asnje demtim i saj. Kalaja është shpallur monument kulture ne vitin 1963.